Fero: Ndryshimet ligjore, Qentë me pronarë do të regjistrohen në polici, sanksione deri në 10 vite burg

edi ferroNdryshimet e reja ligjore sjellin sanksione, 10 vite burg për çdo person I cili posedon një qen i cili i përket një race agresive në rast se nuk përmbush masat e reja ligjore të cilat do të propozohen nga ministria e Bujqësisë

Për drejtorin e veterinarisë në Ministrinë e Bujqësisë, Edi Fero amendimet e reja në ligjin për veterinarinë do të dërgohen për miratim në Kuvend brenda muajit shtator.Drejtori i Veterinarisë në Ministrinë e Bujqësisë Edi Fero thekson se “Do ketë disa sanksione akoma më të rrepta që do të jenë nga gjoba, që ne aktualisht i kemi 50-200 mijë lekë të vjetra, por do jenë edhe në penalitete edhe më të forta, siç janë deri në 10 vite burg.

Një tjetër ndryshim në ligjin për veterinarinë do të jetë edhe regjistrimi i detyrueshëm nga ana e pronarëve të qenve të tyre në polici.

“Aktualisht, ne po fillojmë të punojmë në lidhje me bazën ligjore për identifikim dhe regjistrim i të gjithë kafshëve me pronarë, që janë një potencialë i mundshëm për t’u kthyer në qen endacak, pasi një pjesë e mirë e pronarëve, pasi u del qejfi i lëshojnë në rrugë. Unë mendoj që jo më larg se tetori do të kryhen e gjithë procedurë që të gjithë këta qenë me pronarë të regjistrohen nëpërmjet një data base që do të ketë”- thekson Fero.

Këto ndryshime në ligjin për veterinarinë vinë pas publikimit në media të videove ku qentë e racave të rrezikshme si Pitbull apo Rodvailer lëvizin pa maska në hapësira publike duke u shndërruar kështu në rrezik për qytetarët.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al