Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruan festën e Sulltan Novuzit për të gjithë shqiptarët.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, Kryemadhi thekson se në këtë Ditë të Re të ringjalljes dhe shpresës, lutja dhe urimi im është për të gjithë shqiptarët, kudo ku ata jetojnë, punojnë e luftojnë në këto ditë të vështira.

Postimi i plotë

Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit të gjithë shqiptarëve!

Në këtë Ditë të Re të ringjalljes dhe shpresës, lutja dhe urimi im është për të gjithë shqiptarët, kudo ku ata jetojnë, punojnë e luftojnë në këto ditë të vështira.

Me bekimin që na jep besimi në Zot dhe përulësia ndaj Tij, me devocion dhe përkushtim, të gjithë të gjejmë dashurinë mes nesh dhe t’ju falim dashuri edhe të tjerëve.

Me forcën që ajo na jep, ta duam jetën dhe të bëjmë të gjitha përpjekjet e sakrificat për ta fituar betejën e jetës me të keqen, të ringjalljes mbi vdekjen, të shpresës mbi frikën, të besimit mbi pasigurinë!

Zoti ju bekoftë të gjithëve ju!
Zoti e bekoftë Shqipërinë! 🙏🇦🇱