Festat e fundvitit vijnë ndryshe në Njësinë Administrative 11

Në prag të festës së Krishtlindjes, Administratori i Njësisë 11 Gentian Arapi në bashkëpunim me drejtorët dhe të rinjtë e shkollave “Ahmet Gashi”, “28 Nëntori”, “Skënder Luarasi”, “Isa Boletini”, “Kol Jakova”, “Gjergj Fishta” dhe “Aleks Buda”, organizoi një eveniment. Të rinjtë e këtyre shkollave, të veshur me veshje tradicionale, dhanë një shfaqje mjaft rigoroze, duke përformuar disa nga vallet më të njohura shqipëtare.

15696387_10208238724311148_457119883_o

Një temë tjetër e këtij aktiviteti të organizuar nga Njësia Administrative 11 ishte edhe ajo e pikturës, ku të rinjtë e shkollave sollën emocionet e tyre në telajo, duke pasqyruar botën që i rrethon. Në këtë aktivitet nuk kanë munguar as ushqimet tradicionale të këtyre festave. Në këtë aktivitet nuk kanë munguar as ushqimet tradicionale të këtyre festave.

15696668_10208238723751134_696930596_o

E pranishme në këtë shfaqje ishte edhe nënkryetarja e bashkisë Brunilda Paskali, e shoqëruar nga Administratori i Njësisë 11 Gentian Arapi. Ajo pa nga afër të gjithë shfaqjen e përgatitur nga të rinjtë e kësaj njësie. Arapi dhe Paskali duke i uruar të pranishmit për festat e fundvitit theksuan se ky vit ishte mjaft i begatë për Laprakën dhe se vitin e ardhshëm, organizime të tilla do të jenë më të shpeshta.

15631446_10208238723711133_734191040_oKy është viti i dytë që festat e fundvitit festohen në Laprakë me një Administrator të ri dhe për të dytin vit rradhazi, organizime të tilla nuk kanë munguar. Me ardhjen e Gentian Arapit në krye të Njësisë 11, gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Në fokus të tij, përveç punës së përditshme në shërbim të komunitetit me mjaft seriozitet, janë të rinjtë dhe të rejat e kësaj njësie, duke u dhënë mundësinë atyre të shprehen me anë të artit dhe që aftësitë e tyre të mos mbeten thjesht një ëndërr, por të evidentohen sa më shumë.

 

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al