Filmi “Shok” përfaqësim dinjitoz i Kosovës në Oscar

Filmi kosovar “Shok”, nuk ka arritur të shpallet fitues i çmimit prestigjioz Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, “Live Action Short Film”. Në këtë kategori triumfoi filmi i shkurtër irlandez, Sttuterer. “Shok” është filmi i parë kosovar që arriti ta fitojë një nominim për çmimin Oscar, duke shënuar kështu një arritje të madhe në historinë e kinematografisë kosovare.

Është hera e parë në histori që Kosova hyn në ‘Academy of Motion Pictures Arts and Science’ me filmin ‘Shok’, bashkëprodhim ky mes Kosovës dhe Anglisë. Një film me skenar dhe regji të Jamie Donoughue, ku interpretojnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj. Asistente regjisore është regjisorja kosovare Blerta Basholli, ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson.

Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Burimi:(integrimionline\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al