Firmoset marrëveshja për ndërtimin e Landfillit të ri në Vlorë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka firmosur marrëveshjen mes Ministrisë së Transportit dhe të Financave, me Bankën Gjermane për Zhvillim KFW, për ndërtimin e impiantit të ri të mbetjeve në Vlorë.

Pas ceremonisë Ministri Dervishaj, tha se ky impiant I ri do ti japë zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve në Bashkinë Vlorë e Selenicë.

Ministri tha se punimet për këtë impiant fillojnë në vitin 2017, dhe do i shërbejë rreth 200 mijë banorëve të Vlorës dhe Selenicës, me një rëndësi të madhe veçanërisht në sezonin turistik.

Dervishaj nënvizoi se ky impiant do të ketë teknologji moderne, duke parashikuar impiant të trajtimit të ujërave të ndotura nga mbetjet, apo një impiant të ndarjes së mbetjeve të riciklueshme me kapacitet 60 mijë tonë në vit dhe kapacitet të madh të kompostimit të mbetjeve.

Marrëveshja që u nënshkrua nga Ministria e Financave, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës me përfaqësues të Bankës KFW, parashikon ndërtimin e impiantit të ri dhe mbylljen e atij të vjetër.

 Burimi:( integrimi.al / E.S ) 
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al