Fitorja me Moldavinë i ka dhënë shpresa për tu kualifikuar në Euro 2020, por jo për të ngjitur shkallë të tjera në renditjen e FIFA-s.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar rënie me 4 pozicione në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja gjenden në pozicionin e 66.

Paraqitjet fantastike në fushë janë pasqyruar edhe në klasifikim, me Kosovën që ngjet 6 vende nga muaji prill. Tashmë kombëtarja Dardane mban vendin e 121 në renditjen botërore.

Klasifikimi udhëhiqet sërish nga Belgjika, teksa rivali ynë i ardhshëm, Franca ndjek nga afër. Brazili plotëson podin, ndërsa Anglia, Portugalia, Kroacia, Spanja, Uruguaj, Zvicra dhe Danimarka plotësojnë “Top 10”.

Kundërshtarët e kuqezinjve në grupin H kualifikues të Euro 2020 gjenden në këto pozicione: Islanda në vendin e 35-të.dy vende më poshtë gjendet Turqia, vendi i 170 për Moldavinë dhe Andorra gjendet 31 pozicione më lart.