Fjala e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Spartak Braho në seancë plenare

unnamed-5I nderuar drejtues i seancës

Të nderuar kolegë,

Lëvizja e trupave ushtarake vendase dhe të huaja bëhet vetëm me ligj. Ka qenë një periudhë para vitit 2005, pasi më pas u miratua ligji “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, që qeveria shqiptare i dërgonte trupat ushtarake edhe me akt normativ, në mungesë të legjislacionit përkatës.

Për herë të parë lëvizja e trupave shqiptare jashtë vendit dhe pranimi i trupave të huaja në territorin shqiptar u normua me një ligj të posaçëm.

Por nevoja për ndryshimet e propozuara vjen, pasi ligji bazë, që synohet të ndryshohet është miratuar para hyrjes së Republikës së Shqipërisë në NATO. Tashmë, vendi ynë është anëtar me të drejta të plota i NATO-s, e për rrjedhojë edhe procedurat për hyrjen e daljen e trupave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe dërgimi i personelit të Forcave jashtë vendit, diktojnë nevojën për ndryshime.

Ndryshimet e propozuara mundësojnë përshtatje më të mirë të operacionalitetit të FA në këndvështrim të mjedisit të sotëm të sigurisë si dhe të angazhimeve të ndërmarra në kuadër të aleancës të Shqipërisë në NATO.

Në këtë kontekst, veprimtaria e FA si forcë vepruese njësoj për nga të drejtat dhe detyrimet me forcat e tjera të vendeve aleate, lind nevoja për përshtatje dhe ndryshimet e nevojshme ligjore për rregullimin e rasteve, mënyrës dhe procedurat e pjesëmarrjes në rastet e bashkëpunimeve ushtarake ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit, në respekt të Kushtetutës, Kartës së Kombeve të Bashkuara, parimet e Organizatës së Atlantikut të Veriut, dokumentet e sigurisë të Shqipërisë dhe të Bashkimit Evropian dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Vlen për t’u theksuar se ndryshimet e propozuara tregojnë vëmendjen e merituar që duhet të kenë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë si dhe lartësimi i figurës së ushtarakut dhe personelit ndihmës të FA. Sidomos për trupat që bazuar në angazhimet e Aleancës, lind nevoja dhe urdhërohen të kontribuojnë për mjedisin e sigurisë së përbashkët jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 6 i projektligjit parashikon detyrimin që Këshilli i Ministrave me vendim të mundësojë lidhjen e një kontrate sigurimi në dobi të personelit të Forcave të Armatosura që marrin pjesë në operacione ushtarake ndërkombëtare, për të ofruar dhe garantuar pagesën në rast vdekjeje dhe dëmtimi shëndetësor.

Risia në këtë kontekst, qëndron në faktin se kontrata e sigurimit do të veprojë, jo vetëm për ushtarakët që marrin pjesë në operacione ushtarake ndërkombëtare, por edhe për rastet e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në rast dëmtimi shëndetësor apo vdekje.

Në lidhje me aspektin e bazës kushtetuese të projektligjit, Komisioni për Sigurinë Kombëtare gjykon që neni 12 i Kushtetutës nuk mundet të qëndrojë, pasi me ndryshimet që pësoi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 12 është ridimensionuar dhe ka ndryshuar. Kjo dispozitë është vendosur duke ju referuar qëllimit dhe dispozitës së nenit 12 të Kushtetutës para ndryshimeve përkatëse. Për këtë qëllim, kjo dispozitë duhet hequr.

Në përfundim, ju ftoj të votoni pro këtij projektligji mjaftë të rëndësishëm për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ju faleminderit për vëmendjen.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al