Flamur Çelaj: A është garancia për shkëputjen e policisë nga politika e krimi?

Ish-deputeti i LSI-së Flamur Çelaj ka komentuar projektligjin për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, diskutimet për të cilin u zhvilluan në seancën e sotme parlamentare. Ish-deputeti në statusin e tij në Facebook shkruan se vettingu në polici është si një vlerë e shtuar e kësaj të fundit edhe pse më poshtë radhit të gjitha rastet kur kjo polici është përfshirë në situata të dyshimta të politikës dhe krimit. Çela ngre pikëpyetjet nëse ky vetting është garancia e prurjeve cilësore në radhët e Policisë së Shtetit

Reagimi i plotë:

Vetingu si Vlerë e shtuar për Policinë

Projektligji për vlersimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendëshme dhe Ankesat ne Ministrinë e Brendëshme, është i një rëndësie të veçantë për Katarsisin e nevojshëm që duhet të bëj herë pas here Policia .

Pastrimi i rradhëve të policisë nga të inkriminuarit i shërben forcimit të rendit dhe sigurisë publike pasi ka impakt të drejtë për drejtë në forcimin e besimit të qytetarve tek Uniformat Blu.

Filtrat e Vetingut garantojnë prurje cilësore në rradhët e Policisë së Shtetit si dhe përjashtojnë elementët të cilëve u provohet paaftësia apo kompromentimi në afera kriminale e kështu me rradhë duke na krijuar bindjen se mund të kemi efekte të dukshme të Pastrimit i figurës dhe imazhit të Policisë së Shtetit.

Parë në kontekstin e mësipërm do ta votoja me të 2 duart Vetingun e Policisë pasi e gjykoj domosdoshmëri në kushtet e këtij tranzicioni të gjatë që kemi kaluar.

Por a garantohet shkëputja e policisë nga Politika dhe Krimi?

* I kemi ende të freskëta thirrjet Antikushtetuese të Kryeminstrit Rama në Kuçovë i cili përveç papjekurisë politike dhe injorancës juridike tregoi sesa e brisht është Policia e Shtetit nga ndërhyrjet politike!

* Kapja nga Krimi i Organizuar është tashmë një fakt i prekshëm, mjafton të shohësh Lumin e madh të akuzave për lidhje të faktuara midis oficerve të policisë dhe kontigjentëve më të rrezikshëm kriminal.

* Përfshirja e oficerve të lartë e të mesëm Policisë dhe Gardës në komisionet e numërimit të votave është kthyer në normalitet!

* Kanabizimi i vendit ishte një proçes që u krye nën mbikqyrjen dhe taksimin rrënjë për rrënjë nga oficerët e terrenit…

* Tonelatat të tëre nga të gjitha llojeve të drograve kanë kaluar nën hundën e konrollorve të policisë në pikat kufitare!

Për të mos i dhënë ngjyrime politike dhe as subjektive kësaj iniciative të cilën e përgëzoj në thelb, kam vetëm një pikëpytje:

A do jetë Vetingu, vërtet një Vlerë e Shtuar për Policinë?

Koha do ta tregoj efektin e vërtet të kësaj iniciative, por deri më sot na ka treguar se kohën e kemi çuar dëm.

I Juaji

Flamur Çelaj

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al