Flamur Çelaj: Sot denoncoj papërgjegjëshmërinë kësaj qeverisje që ka kriminalizuar gjithë shoqërinë , pasojat do ti paguajnë nesër fëmijët tanë!

Kur denoncova, më thatë hesht!

Tani heshtni Ju.

Kur denoncova hapjen e tokave bujqësore në male për kultivimin e drogës në plantacionet e Hashahit, më thatë të heshtja!

Kur denoncova çmendurinë kolektive të lënies së punës e të zanatit për të shkuar maleve si kaçak për të ruajtur bahçet e hashashit, më thatë hesht!

Kur denoncova trafikun e drogës që do të sillte viktima, më thatë të heshtja!

Kur denoncova të mbyturit e trafikut të drogës në det, trupat e coptuar gjetur Maleve që ishin bërë ushqim për qentë nëpër gropat e varret pa emër, apo trupat e pajetë që nxirrte Lumi në kohë thatësire, thatë thesht!

Kur denoncova se lufta e bandave të drogës do konvertohej në luftë urbane e shkëmbimi i zjarrit do rrezikonte jetët tona, thatë hesht!

Por si mund të heshtja ?!

Jo, Unë nuk mund të bëja pakt me Djallin.

Denoncova dje/ Denoncoj sot.

Sot denoncoj papërgjegjëshmërinë kësaj qeverisje që ka kriminalizuar gjithë shoqërinë , pasojat do ti paguajnë nesër fëmijët tanë!

Sot familja Ymeri në Vlorë po përjeton tragjedinë e rradhës që tejkaloi parashikimet e mia më ogurzeza!

Sot një i djalë 26vjeçar Vlonjat u vet-flijua në lule të rinisë, por jo rastësisht zgjodhi një vend simbol dhe kreu një akt simbolik që drejton gishtin e fajsimit drejt secilit prej jush që pranuat të bëheshit mbështetësit e kësaj qeverisje kriminale.

Ju që shitët shpirtin dhe votën !

Ju që shkelët amanetet e Baballarve të Kombit!

Ju keni rradhën të heshtni dhe reflektoni për atë çka ndodhi sot tek Sheshi Flamurit.

Flamur Çelaj

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare

Lëvizja Socialiste për Integrim

.

Gepostet von Gjashtë Plus Një Vlora Televizion am Freitag, 18. Mai 2018

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al