Trajneri i Juventusit, Masimilliano Allegri, foli pas humbjes me përmbysje 1-2 ndaj Manchester United, ku u shpreh: “Më vjen keq për shkak se ekipi bëri një lojë të mirë. Ne duhet të përmirësohemi në fazën e realizimit, por futbolli është i tillë. Nuk mund të fitosh gjithmonë. Kemi humbur ndeshjen më pak të rëndësishme”.

Allegri nuk dha ndonjë gjykim për gjestin e kolegut të tij, Jose Mourinhos.

Ja çfarë thotë Allegri për veprimin e Mourinhos:

“Unë kam reagimet e mia, ai të tijat. Nuk i gjykoj të tjerët. Thjesht them se skuadra ime bëri një ndeshje të madhe dhe nuk mund të shënonim më shumë. Duhet të pranojmë këtë humbje, por gjithsesi vendin e parë e kemi vetë në dorë”, përfundoi tekniku i bardhezinjve