Duket se paraqitja e mirë e Paulo Dibalës në derbi ndaj Interit, nuk ka kaluar vetëm me elozhe. E ëma e Oriana Sabatinit, që është e fejuara e yllit bardhezi, ka akuzuar lojtarin se e ka larguar nga e bija.

“Nuk ia fal, më ka larguar nga ajo duke e çuar në Europë”, mësohet të ketë thënë zonja në fjalë. Oriana dhe Paulo kanë disa vite bashkë duke qënë një ndër çiftet më të komentuara në Argjentinë. “E urrej dhe nuk e kam problem t’ia them edhe përballë. Kam tentuar të vetëvritem, ai e ka mbajtur atë larg meje. Gjatë një periudhe më janë dashur plot katër muaj që të shoh vajzën”, shtoi ajo në një intervistë radiofonike në Argjentinë.

Oriana Sabatini është një këngëtare e njohur në shtetin latin. Për Dibalën shtohet një problem i papritur, duke qënë se e ëma e të fejuarës nuk e aprovon lidhjen e tyre.