Floida Kërpaçi: 2 Drejtësi/Një për Edi Ramën, një për qytetarët e thjeshtë

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi me anë të një statusi në Facebook ka reaguar kundër kryeministrit Rama, duke theksuar se drejtësia në këtë vend nuk i trajton të gjithë qytetarët të barabartë. Kërpaçi ka vijuar më poshtë statusin duke e cilësuar këtë gjendje si një skandal të vërtetë.

Më poshtë keni statusin e plotë:

2 Drejtësi, Një për Edi Ramën-Një për qytetarët e thjeshtë!

Një qytetar Shqiptar, kur kryen një vepër penale, shkon përballë drejtësisë!
Kryeministri i vendit, Edi Rama kryen një vepër penale, i kërkon policisë të heqi kapelen dhe të bëj vota për Rilindjen, dhe drejtësia hesht dhe nuk merr asnjë masë!
Pra, drejtësia e vendit tonë nuk i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, sepse për oligarkët ka imunitet!
Skandal i madh!
Njerëzit kërkojnë e meritojnë drejtësi që është e barabartë për të gjithë qytetarët!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al