Floida Kërpaçi: Alarmante, oligarkët e Rilindjes po shpopullojnë Shqipërinë

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar mbi një artikull të publikuar nga BALKANIST, se Shqipëria po zbrazet me një ritëm alarmues. Kërpaçi sjell në vëmendje se kreu i Rilindjes në 2013 premtoi se do të ishte përtej së majtës e të djathtës, por pasi i rrënoi ekonomikisht i ndau shqiptarët brenda kufirit e përtej kufirit.

Në 2017, thekson Kërpaçi, kreu i Rilindjes gjendet i kamufluar pas premtimit se do të udhëheqë me flamurin kuqezi, pra bashkim e prosperitet për të gjithë shqiptarët. Por, deputetja e LSI iu kërkon qytetarëve shqiptarë të kenë kujdes, dhe të jenë në gjendje alarmi e në kundërveprim për ato që do të bëjë. “Alarmante! Po shkatërrojnë Shqipërinë, duke rrënuar ekonominë! Aktualisht, sipas Institutit Kërkimor Gallup, 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi ynë, sepse nuk kanë mjetet për të siguruar jetesën. Kreu i Rilindjes premtoi para 2013 se do të ishte përtej të majtës e të djathtës, por pasi i rrënoi ekonomikisht i ndau shqiptarët brenda kufirit e përtej kufirit; Në 2017 gjendet i kamufluar pas premtimit se do të udhëheqë me flamurin kuqezi, medemek bashkim e prosperitet për të gjithë shqiptarët. Kujdes! Duhet të gjithë të jemi në gjendje alarmi e në kundërveprim për ato që do të bëjë”, është shprehur Kërpaçi.

Shpopullimi i Shqipërisë Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, vijon më tej statusin, duke theksuar se oligarkët e Rilindjes po vjelin çdo pasuri të vendit, po rrënojnë ekonominë e çdo familje duke vrarë shpresën për të ardhme në vendin tonë. Kërpaçi shprehet se rinia meriton të ketë një të ardhme të sigurt në Shqipëri. “Duhet ndaluar shpopullimi i Shqipërisë; njerëzit po ikin prej rilindjes, prej oligarkëve të Rilindjes që po vjelin çdo pasuri të vendit dhe po rrënojnë ekonominë e çdo familjeje, duke vrarë shpresën për një jetë e të ardhme këtu në vendin tonë. Rinia meriton të ketë një të ardhme të sigurt në vendin tonë, dhe për këtë të gjithë së bashku duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën për vendin tonë! Le të triumfojë ndjenja për vendin, mbi egon për pushtet! Duhet të lulë- zojë ekonomia që e shpërndan të mirën te qytetarët dhe jo te pushtetarët! Duhet të rrënohet oligarkia e të triumfojë Rinia e Shqipëria”, është shprehur deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al