Floida Kërpaçi: Drejtësi me gjyqe politike nuk ka

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi me anë të një statusi në Facebook, ka sulmuar kryeministrin Rama duke thënë se ky i fundit duke blerë sistemin e drejtësisë, synon të bëjë gjyqe politike për të eleminuar kundërshtarët e tij politik. Kërpaçi nuk ka ngurruar ta quajë kryeministrin si një kryeministër antishqiptar.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Drejtësi me gjyqe politike NUK KA!

Pasi u dëshpërua thellësisht nga refuzimi ynë për të vazhduar koalicionin me të dhe pas nisjes së një lufte frontale kundër lidhjeve të tij kriminale, Edi Rama, duke blerë apo shantazhuar njerëz të sistemit të drejtësisë synon të bëjë gjyqe politike për të eleminuar kundërshtarët e tij politik. Kjo gjë kurrë ska për të ndodhur!

Prokuroria dhe gjykata, nën pagesën apo shantazhin e “Vettingut” të Edi Ramës, janë duke zhvilluar sot një gjyq politik ndaj Z. Xhika, një ish-nepunes shtetëror i cili jo vetëm nuk ka qenë në detyrë në momentin e kryerjes së aktit për të cilin prokuroria ka ngritur akuza (viti 2009), por edhe ka bashkëpunuar me drejtësinë në pretendimet e tyre duke qenë i gatshëm për zbardhjen e së vërtetës.

Ky proces ska lidhje me drejtësinë. Ky proces është tërësisht politik.

Pasi pengoi arrestimin e ministrit Tahiri, 
Edi Rama zgjodhi në mënyrë antikushtetuese një kryeprokurore të partisë socialiste që të ekstradonte në bashkëpunim me Ministren e Drejtesisë financierin e bandës kriminale.
Edi Rama eleminoji provën që të shpetonte kështu ministrat dhe miqtë e tij të lidhur me drogën.

Sot, janë të njëjtët njerëz të sistemit të drejtësisë që ose i ka blerë ose i ka shantazhuar, të cilët i ka vënë në sulm politik për interesat e tij ndaj kundërshtarit politik.

Ky është fundi i shtetit të së drejtës!
Por mos të mendoj ky kryeministër se do ti mbylli gojën popullit Shqiptar dhe të rinjve, që ndihen të zhgënjyer dhe të zemëruar nga ky kryeministër AntiShqiptar!

Na duhet një Shqipëri, ku ligji funksionon njësoj për të gjithë!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al