Floida Kërpaçi: Duhet ti themi JO KEQQEVERISJES dhe Ramës IK!

Kryetarja e LRI, njëkohësisht deputete e LSI Floida Kërpaçi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LRI,është shprehur se e ardhmja është e zezë për të gjithë njerëzit e ndershëm në Shqipëri, nëse nuk e shkulim njëherë e përgjithmonë qeverinë kriminale e të rivendosim demokracinë funksionale në vend.

Fjala e Kryetares së LRI, njëkohësisht deputete e LSI Floida Kërpaçi në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LRI.

Falë informacionit të ardhur gjatë investimit serioz të partnerëve ndërkombetarë, është tashmë zyrtare se vendi është pushtuar nga qeveria kriminale. Krahas implikimit me drogën, qeveria e Edi Ramës ka ndërlidhur keqazi fatin e Shqipërisë e të Shqiptarëve me veprimtarinë më të rrezikshme, atë të lidhjes së qeverisë me krimin!

Ketu s’kemi të bëjmë me kriminel normal. Kemi të bëjmë me krim të veshur me pushtet. Pasi ndihmoji Rilindjen që të vjedhi votën e vullnetin tuaj për të arritur super maxhorancën që sishte parë ndonjëhere në Shqipëri, krimi sot është i ulur në majat më të larta të pushtetit.

Shqiptarët nuk janë llum, apo si i etiketon Rama! Vendi është marrë peng dhe ekzistenca jonë si vend e si popull, rrezikohet rëndë nga lidhjet kriminale dhe sjelljet e papërgjegjshme të kryeministrit.Kryeministri është fajtori më i madh i kësaj situate të cmendur që po kalojmë si vend, si popull, cdo qytetar, cdo familje!

E ardhmja është e zezë për të gjithë njerëzit e ndershëm në Shqipëri, nëse nuk e shkulim njëherë e përgjithmonë qeverinë kriminale e të rivendosim demokracinë funksionale në vend. Alarmante situata në shkolla, shpërndarja e pakufizuar e drograve.Asnjë mekanizëm ndalues. Nuk ka punësim sepse qeveria ka drogë,
nuk ka arsim e shëndetësi sepse qeveria ka DROGË, nuk do të ketë kurrë Shqipëri Evropiane për aq kohë sa qeveria do të vazhdojë të jetë e lidhur me drogën e krimin e do pengojë drejtësinë në punën e saj.

Duhet ti themi JO KEQQEVERISJES dhe Ramës IK, duke folur me cdo të ri dhe të re, me prindërit e tyre, për ti bërë pjese të misionit dhe punës sonë, që sëbashku të clirojme Shqipërine dhe Shqiptarët.

Është koha për veprim!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al