Floida Kërpaçi: “E ardhmja e LSI i dedikohet rinisë e ndërtimit të së ardhmes më të mirë për të gjithë”

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim Floida Kërpaçi ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 13 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në zonën e ish fushës së “Aviacionit.

Anëtarët të forumit të LRI-së nga i gjithë kryeqyteti kanë mbjellë pemë në këtë zonë, për të vazhduar aksionin e tyre për pastrim në njësitë administrative të qytetit.

Mëposhtë gjeni edhe statusin e plotë të Kryetares së LRI në rrjetin social “Facebook”:

“13 vite LSI;13 vite pune të udhëhequr nga ndjenja e përgjegjësisë sociale për të bërë më të mirën për vendin e për njerëzit! Për të ardhmen Europiane të Shqipërisë e të qytetarëve të saj për një rini më të fortë , të shkolluar e me më shumë mundësi në vendin tonë modest por të mrekullueshëm; për emancipimin e gruas shqiptare, me një rol më lartë në shoqëri. LSI është krijuar për të qenë forca e njerëzve të thjeshtë e do vazhdojë me të njëjtën zemër të luftojë e të punojë për ta! E ardhmja e LSI i dedikohet rinisë e ndërtimit të së ardhmes më të mirë për të gjithë! #13VjetLSI #PërgjegjësiSociale”

Burimi: (integrimi.al/G.P)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al