Floida Kërpaçi: Kryeministri e ka kthyer Shqipërinë në vendin që transporton sasitë më të mëdha të kanabisit dhe drogave të forta me destinacion Italinë dhe Evropën!

Reagimi i radhës për raportin e shërbimeve Italiane të Antidrogës, ka ardhur nga deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, e cila shprehet se kryeministri është kryetrafikanti që drejton dhe orienton secilën nga këto operacione kriminale që po dëmtojnë jetën e të ardhmen e qytetarëve tanë, për të cilën prokuroria duhet të reagojë dhe ta thërrasi atë përpara drejtësisë.

Postimi i plotë:

Raporti i Shërbimeve Italiane të Antidrogës tregon arsyen e vërtetë pse Bashkimi Europian nuk i hapi Shqipërisë negociatat për anëtarësim!

Kryeministri e ka kthyer Shqipërinë në vendin që transporton sasitë më të mëdha të kanabisit dhe drogave të forta me destinacion Italinë dhe Evropën!

E faktuar kjo dhe nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, e cila sapo ka publikuar ‘Raportin Vjetor’ në lidhje me vitin 2017.

Kryeministri është kryetrafikanti që drejton dhe orienton secilën nga këto operacione kriminale që po dëmtojnë jetën e të ardhmen e qytetarëve tanë, për të cilën prokuroria duhet të reagojë dhe ta thërrasi atë përpara drejtësisë.

Kryeministri ka instaluar modelin e drogës, të qënit trafikant, të paligjshmërisë.
I ka mbushur shkollat e vendit me shperndares droge, ku alternativa nuk eshte me dija po eshte droga dhe te larguarit nga vendi.
Po vjedh pronen publike qe te pasuroje miqte e tij nderkohe qe per shqiptaret ka vetem varferi, pamundesi, depresion.

Çdo moment që kalon me Edi Ramën, Shqipëria thellohet në vetshkatërrim.
Çdo moment qe kalon mbyllen vende pune, semuren njerez, merren vendime ne interes te oligarkeve ,ne kurriz te rinise e te ardhmes se vendit.

Rruga e vetme për qytetarët mbetet marrja e frerëve për të dekapituar sistemin e drogës dhe krimit, per të shpetuar të ardhmen e femijëve, të rinise dhe ndërtimin e një sistemi ku ligji është 1 për të gjithë, krimi është në burg e jo në qeveri, ku i pari është qytetari e jo trafikanti!

Përballja me cdo mjet e forme, e vetmja rrugë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al