Floida Kërpaçi: Kryeministri i vendit vodhi zgjedhjet duke shkelur ligjin përmes kërcënimit dhe angazhimit të Policisë së Shtetit për të mbledhur vota për Rilindjen

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi me anë të një postimi në Facebook ka rikujtuar edhe njëherë se më datë 16 maj do të zhvillohet gjyqi pas kallëzimit penal që LSI i ka bërë Ramës në lidhje me përdoimin e policisë për të rekrutuar vota në zgjedhjet e 2017.

Sipas Kërpaçit, të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit, ndërkohë që I ka bërë thirrje Gjykatës që të mos pranojë një vepër penale që të shlyhet me një falje.

POSTIMI I PLOTË:

Mirëmëngjes,

Dhe me këtë video që tregon si Kryeministri i vendit vodhi zgjedhjet duke shkelur ligjin përmes kërcënimit dhe angazhimit të policisë së shtetit për të mbledhur vota për Rilindjen, ju rikujtoj se me datë 16 Maj zhvillohet gjyqi për kallëzimin penal që LSI ka depozituar kundra tij për këtë vepër penale.

Prokuroria e Edi Ramës fillimisht vendosi ta pushonte çështjen, me arsyen se kryeministri “kërkoi falje në facebook”.

Falja nuk mjafton! Ashtu siç nuk falen njerëzit e thjeshtë!

1 Drejtësi, 1 ligj, të gjithë të barabartë para tij!

Gjykata nuk mund dhe s’duhet të pranojë kurrë që një vepër penale të shlyhet me një falje.
Prokuroria ka një shans të tregojë veten që nuk ka vdekur!

Drejtësi e VDEKUR që privilegjon kryeministrin se kërkoi një falje dhe denon e torturon rrugëve qytetarët e thjeshtë!

Burimi:(inetrgimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al