Floida Kërpaçi: Momenti është për rininë të ndërtojë vendin e ëndrrave të saj!

Kryetarja e LRI, njëkohësisht deputete e LSI, Floida Kërpaçi gjithashtu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për ditën e rinisë. Kërpaçi u shpreh se 27 vite me parë një dritë shprese sjellë nga duart e disa të rinjve me ëndrra e guximtarë ndriçoi zemrat e të ardhmen e shqiptarëve.Atë shpresë që papërgjegjshmëria politike që pasoi e veniti, sot është misioni ynë ta shndërrisim sërish!

Më poshtë statusi i plotë:

Momenti është për rininë të ndërtojë vendin e ëndrrave të saj!

8 Dhjetori është dita e rinisë, ditë simbolike dhe kuptimplotë për vendin tonë. 27 vite me parë një dritë shprese sjellë nga duart e disa të rinjve me ëndrra e guximtarë ndriçoi zemrat e të ardhmen e shqiptarëve. Atë shpresë që papërgjegjshmëria politike që pasoi e veniti, sot është misioni ynë ta shndërrisim sërish!

Edhe pse të rinjtë sot janë perballë një udhëkryqi ku çdo vështirësi në arsim, në punësim, apo jetën e përditshme i drejton nga rruga e largimit, ne do të jemi gjithmonë pranë njëri tjetrit.

Gjithmonë të motivuar dhe energjik sepse ne besojmë te një e nesërme më mirë. Vendi është i yni, e ardhmja është e jona.

Angazhohu! Ti je i vetmi që mund të bësh ndryshimin!

#BashkeNeMundemi💪

#ShqiperiaEshteETeRinjve🇦🇱

#KyEshteMomenti❗

#MbroEndrrateTua❤

#LRI🌹

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al