Floida Kërpaçi: Ndërkohë që kryeministri e quan protestën e sotme dhunë, ai harron sesi i shpërfill, injoron dhe dhunon ai çdo ditë qytetarët Shqiptar!

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se të protestosh para padrejtësive dhe vendimeve kriminale të qeverisë së oligarkëve është një përgjegjësi e madhe që duhet ta ndërmarrim dhe gjithashtu është një e drejtë të cilën s’mund ta mohoj askush.

Më poshtë statusi i plotë:

Të protestosh para padrejtësive dhe vendimeve kriminale të qeverisë së oligarkëve është një përgjegjësi e madhe që duhet ta ndërmarrim dhe gjithashtu është një e drejtë të cilën s’mund ta mohoj askush.

 

Sot këtë gjë e treguan në mënyrë të fuqishme banoret e qarkut të Kukësit.

 

Ndërkohë që kryeministri e quan protestën e sotme dhunë në pronën e përbashkët publike ai harron se këtë pronë ja ka dhuruar privatit.

 

Ndërkohë që kryeministri e quan protestën e sotme dhunë, ai harron sesi i shpërfill, injoron dhe dhunon ai çdo ditë qytetarët Shqiptar!

 

Kjo ishte një demonstratë e cila vjen nga nevoja për të treguar fuqinë e njerëzve të thjeshtë të shtyrë nga sjelljet arrogante të kryeministrit. Sjellje të cilat kanë kaluar çdo limit dhe nuk na tregojnë gjë tjetër veçse një njeri i cili po mundohet dita ditës të nënshtrojë shqiptarët e ta jap Shqipërinë me konçension për të mbushur xhepat e tij dhe të miqve të tij oligarkë.

 

Sot është fillimi i rrëzimit të diktaturës Rama!

 

Pavarësisht se ai nuk ndalet duke marrë masa të tjera për të terrorizuar dhe ndëshkuar qytetarët të cilët ishin pjesë e protestës, duhet ta dijë që nuk do t’ia arrij qëllimit sepse forca e një Shqiptari është më e madhe se çdo terror diktatori dhe forca e të gjithë Shqiptarëve së bashku do ta rrëzoj atë nga karrigia e oligarkëve!

Ka vetëm një mesazh për kryeministrin sot:

Ik dhe mos u kthe KURRË!

#unëjamKuksian

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al