Floida Kërpaçi: Nuk do të lejojmë Edi Ramën dhe oligarkët që ai ju shërben të pushtojnë Shqipërinë

Deputetja e Lëvizjes Socialistë për Integrim, Floida Kërpaçi në një deklaratë për mediat nga shtëpia e kryeministrit Rama në Surrel, ka thënë se kjo protestë e sotme ishte një simbolikë për ti treguar Ramës se trau do t’a bëjë atë të vuajë njëlloj si qytetarët kuksjanë.

Kërpaçi është shprehur se në asnjëllojë mënyre nuk do të lejojnë që Edi Ramën dhe oligarkët që ai ju shërben të pushtojnë Shqipërinë.

DEKLARATA E PLOTË:

Jemi sot këtu me të gjithë të rinjtë, në Surrel, për ti dhënë këtë dhuratë simbolike Kryeministrit Edi Rama për ta bërë atë të kuptojë sesi është të të vendosin traun në derën e shtëpisë dhe të vuajë ashtu siç i ka bërë ai të vuajë qytetarët shqiptar dhe qytetarët kuksian. Ne besojmë se Shqipëria është e të rinjve dhe njëherë e përgjithmonë gjithësecili prej nesh që është këtu,duhet të luftojë për të larguar Edi Ramën dhe grupimin e tij të njerëzve që bëjnë pazare me të në dëm dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Prandaj jemi sot këtu me këtë dhuratë simbolike e cila në qoftë se Edi Rama nuk merr masa për të liruar në mënyrë të menjëhershme qytetarët kuksian dhe për të hequr taksën e rrugës së kombit ne do ta kthejmë këtë dhuratë simbolike në një simbol të qëndresës dhe të revoltës rinore për të luftuar për qytetarët shqiptar, kuksian sepse nuk mundet Edi Rama ti vendosi kufij qytetarëve shqiptarë por qytetarët shqiptarë do ti vendosin kufijtë Edi Ramës. Sot po na vendos traun te shtëpia, po na vendos taksa dhe TVSH pa fund. Sot po vjen dhe po na merr frymën çdo ditë e më shumë, po nesër çfarë do të na bëjë. Do na vrasi të gjithëve ne ashtu siç na ka vrarë dhe na ka larguar nga Shqipëria. Prandaj jemi sot të gjithë këtu të vendosur për këtë qëndresë por edhe për ta vazhduar në ditët në vazhdim për të luftuar sepse ne besojmë fort te vlerat e familjes, te vlerat për një Shqipëri më të mirë dhe për një Shqipëri Europiane dhe nuk do të lejojmë Edi Ramën dhe oligarkët që ai ju shërben të pushtojnë Shqipërinë.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al