Floida Kërpaçi: “Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, të rinjtë janë të parët”

“Emocion vlerësimi për punën e bërë dhe përgjegjësi për shpresën dhe prosperitetin që do duhet akoma më shumë energji dhe përkushtim ti ofrojmë rinisë Shqiptare”, kështu e ka nisur falenderimin e saj, Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi tanimë e treta në listën e kandidatëve për deputetë. Gjithashtu Kërpaçi nënvizoi krenarinë dhe emocionin e saj si Kryetare e LRI-së që nga 36 kandidatë, 19 prej tyre janë të LRI-së.
“Si Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim ndihem e emocionuar që nga 36 kandidatë në Tiranë 19 kandidatë janë të LRI. Emocion vlerësimi për punën e bërë dhe përgjegjësi për shpresën dhe prosperitetin që do duhet me akoma më shumë energji dhe përkushtim ti ofrojmë rinisë Shqiptare.

Faleminderit Ilir Meta, lideri dhe miku me i mirë i të rinjve për besimin, mundësinë e kandidimit dhe shansin që më ofrove mua dhe të rinjve të LRI-së për të shkruar historinë e së ardhmes së brezit tonë. Na ke mësuar se njerëzit nuk kanë vlera nga veshja e pushtetit, por nga thjeshtësia e serioziteti, se suksesi vjen nga korrektësia e qëndrimi gjithmonë besnik njerëzve që na kanë dhënë besimin për të qeverisur.

Ti na ke dhënë shumë lideri ynë. Unë jam e bindur se si Kryetar Shteti do të jesh siguria e brezit të ri për stabilitet, paqe dhe mbrojtje të Shqipërisë nga thërrmimi i themeleve të shtetit tonë modest. Tani është momenti që me mësimet tuaja, me shembujt tuaj, me shanset që ju na keni dhënë, ne të vazhdojmë misionin për njerëzit që besojnë te LSI, për të rinjtë e Shqipërisë, për vendin tonë.

Do luftojmë dhëmb për dhëmb, derisa Shqipëria jonë modeste të jetë vendi i ëndrrës Evropiane, asaj ëndrrë që krijoi LSI-në në 2004, ku ata që do jetojnë këtu, të kenë begati e krenari për vendin e shqiponjës dykrenare. Me LSI të gjithë kanë një Shans. Sot jemi më të fortë se kurrë”, shkruan Kërpaçi.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al