Floida Kërpaçi: Përsa kohë buxheti nuk adreson problemet e familjeve shqiptare, problemet e rinisë shqiptare atëherë ai është një zero buxhet

Deputetja e LSI,Floida Kërpaçi në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se në një kohë kur jemi në nivele rekord të papunësisë së të rinjve qeveria nuk pasqyron asnjë plan në buxhetin e vitit 2018 që do të rregullonte këtë problem sado pak në mënyrë rritjen ekonomike

Më poshtë fjala e plotë:

I nderuar kryetar,
Të nderuar kolegë deputete e shumë të nderuar qytetarë,

Projektbuxheti i qeverisë, nëse kalohet kështu sic është do e shkatërrojë këtë vend dhe rininë e saj. Për vitin 2018, Kryeministri i papërgjegjsmërisë:

Ka parashikuar shtim të taksave për shtresën e mesme, e cila do të rrisi kostot e jetesës që edhe tani sic janë janë të papërballueshme për shumicën e shqiptarëve të cilët nuk arrijnë dot të mbyllin muajin më të ardhurat që kanë.

Për vitin 2018, Kryeministri i papërgjegjshmërisë: Nuk ka vendosur në fokus primar punësimin! E kam thënë dhe më parë në këtë foltore, nëse ka një dëshirë të zjarrtë të njerëzve nuk është shoë mediatik e me fjalë turpi të kryeministrit piktor; POR Njerëzit duan Punë-Punë-Punë! Nuk duan bojatisje fasadash, as premtime boshe që nuk i japin atyre mundësinë për të punuar, për të marrë një pagë të mirë që të kenë standard më të lartë jetese.

Për Edi Ramën dhe për Rilindjen, e cila kërkon të shfaqet dhe si forcë e majtë që ka në fokus mirëqenien e qyetarëve të saj, punësimi i njerëzve nuk është prioritet. Ju flini për taksa, për tatime, për pagesa uji e dritash, po si do ti paguajnë qytetarët të gjitha këto kur ata s’kanë punë?!

Të nderuar kolegë të maxhorancës, ju po jetoni në një flluskë sapuni, po jetoni brenda mureve të ndertesës që keni ndërtuar si fortesë për tu mbrojtur nga klithmat e realitetit varfanjak te shqiptarëve dhe mendoni se përderisa ju jetoni mirë aty, edhe qytetarët jetojnë si ju.

Hapni sytë, zbrisni me këmbë në tokë, largohuni nga arroganca dhe hajde të gjithë të punojmë ta bëjmë qeverinë të punojë për njerëzit, për hallet e njerëzve, jo për synimet e Edi Ramës për të fuqizuar kanabistët e oligarkët.

Që prej momentit kur paraqiti programin e tij qeverisës, e kam quajtur këtë Kryeministër si Personin për të cilin rinia është ZERO. Nuk e di se cfarë problemi ka me rininë e vendit, me ëndrrat dhe aspiratat e tyre, pasi sërish në buxhetin e vitit 2018, kryeministri i papërgjejgshmërisë nuk parashikon investime që do të ndihmojë rininë, e cila përbën shumicën e popullsise tone. Kjo shprehet mjaft qarte nga 0 programi i kesaj qeverie, shprehet mjaft qarte nga numri i lartë i papunësisë për të rinjtë.Edhe pse e kuptoj qe prioritet i kesaj qeverie nuk eshte rinia, e mbase nuk eshte as mireqenia e propsperiteti i Shqiptareve pasi  prioritet eshte mbushja e xhepave  e politikaneve ne rradhet e tyre.

Por ky realitet nuk mund të shpërfillet. Nuk mund të themi thjesht kaq u bë, të gënjejme dhe të pretendojmë sikur është mirë kur në fakt realiteti nuk është i tillë. Dhe për këtë detyrë të madhe që kemi duhet të shtrojmë pyëtjen çfarë do të bëjmë realisht. Përgjigjen e kam pritur jo vetëm unë por çdo qytetar shqiptar te ky buxhet i cili fatkeqësisht është një buxhet i pashpresë asnjërit prej nesh nuk i pëlqen të thotë që këtu në vendin tonë nuk kemi mundësi.Vendet e punës janë shumë të vështira për tu gjetur,pagat janë qesharake, praktikat  e punës janë inekzistente por detyra jonë është të themi realitetit. Secili prej nesh do të donte të jetontë një realitet me më shumë shpresë në Shqipëri por realiteti nuk është i tillë dhe ky buxhet nuk kthen shpresën dhe lumturinë në familjet shqiptare. Kush guxon dhe vjen thotë të kundërtën nuk bën asgjë më shumë sesa gënjen dhe injoron çdo familje shqiptare e cila çdo ditë çohet me dhimbjen e mospërballimit të jetesës pamundësisë për të çuar fëmijët në shkollë, pamundësisë për të mbijetuar dhe e pashpresë nga politika dhe nga ky buxhet se ky realitet do të ndryshojë. Ju mund të ndiheni mirë me 0.01 buxhet të rinisë dhe të krenoheni madje edhe të gënjeni se  gjasme në Shqipëri paskemi kartë studenti por realiteti është ai që përballet sot çdo student. Jo e jo  që kartë student nuk kanë por kanë shumë e shumë vështiresi. Të cilat mirë që skeni vullnetin ti rregulloni por të paktën kurseni gënjeshtrat. Është e thënë nga cdo ekspert i fushës se rritja e një ekonomie me vizion afatgjatë është në përpjestim të drejtë me punësimin e popullatës së shtetit.Atëherë si shpjegohet se kjo qeveri me buxhetin e vitit 2018 nuk ka asnjë projeksion për të luftuar papunësinë dhe të zgjidhi këtë problem që po gërryen ekonomikisht, familjarisht e shpirtërisht shqiptarët në cdo cep të vendit.

Ne një kohë kur jemi në nivele rekord të papunësisë së të rinjve qeveria nuk pasqyron asnjë plan në buxhetin e vitit 2018 që do të rregullonte këtë problem sado pak në mënyrë rritjen ekonomike.Ceshtja e fundit që dua të ripërsëris këtu, jo për ju sepse ju e dini, por për shqiptarët, ësht çështja e borxhit që po u akumulohet shqiptarëve nga projektet tuaja klienteliste, të famshmet konçesione P-P-P.Të nderuar qytetarë, të gjitha këto të ashtuquajtura projekte të mëdha të kryeministrit, janë të gjitha projekte që do rrisin borxhin që do duhet ta paguani ju, fëmijët tuaj e fëmijët e fëmijeve tuaj me taksat që do ju rriten ditë pas dite, dhe asnjë përfitim nuk do të vijë për ju.

Këto janë disa prej problematikave më të rëndësishme por përsëri do doja të kthehesha tek gjëja më shqetësuese me planet e 2018 dhe ajo është mungesa totale e përgjegjësisë për të krijuar një rini të mirë edukuar me vlerat europiane dhe të rritur me mirëqenie pa iu cenuar të drejtat themelore. Për të gjitha këto më sipër, e për çfarëdo gjëje tjetër që është në interes të qytetarëve, të halleve të tyre dhe të situatës së vështirë ku jetojnë e që qeveria nuk do ta shohi, LSI do të qëndrojë fort për të qenë zëri i qytetarëve, zëri i njerëzve të thjeshtë e për ta bërë qeverine të punojë për njerëzit, jo për kanabistët e oligarkët.

Ne kemi bërë aktualisht tre amendamente , kemi shprehur kërkesat e qytetarëve dhe do të vazhdojmë në ditët në vijim të sjellim në fokusin e parlamentit nevojat që kanë shqiptarët për të jetuar më mirë. Buxheti i 2018 duhet të jetë buxhet për njerëzit.Si e re në parlament i bëj thirrje ndergjegjes prinderore e njerëzore të bëjnë diçka të mirë për vendin për njerëzit të punojmë të gjithë bashkë për të bllokuar qeverinë në marrëzinë e saj e ta kthejmë timonin  e qeverisë aty ku duan shqipëtarët. Ky buxhet nuk është buxheti që do të përmirësoj jetën e familjeve shqiptare. E për këtë arsye, përsa kohë ai nuk adreson problemet e tyre problemet e familjeve shqiptare, problemet e rinisë shqiptare atëherë ai është një zero buxhet.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

 

 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al