Floida Kërpaçi: Prishja e konsensusit për Ligjin e Strehimit Social i shërben vetëm hajdutërisë qeveritare

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për integrim, Floida Kërpaçi me anë të një postimi ka sulmuar qeverinë, pasi kjo e fundit ditën e sotme pa praninë e opozitës ka miratuar Ligjin e Strehimit Social.

Kërpaçi këtë veprim të qeverisë e ka cilësuar si një mbledhje rrufe, e cila ka ndihmuar maxhorancën ta miratonte ligjin në mbështetje të interesave të oligarkëve.

Deputetja ka shtuar se kjo mbledhje e bën këtë ligj më të shtrembërt seç ishte, shkatërron frymën e dialogut politik që na duhet për Integrimin në BE dhe është një tjetër hap drejt ndërtimit të shtetit autokrat të drejtuar nga Edi Rama.

REAGIMI I PLOTË:

Prishja e konsensusit për Ligjin e Strehimit Social i shërben vetëm hajdutërisë qeveritare!

Rilindasit jo vetëm të pabesë por sot shkatërruan edhe zhvillimet në shërbim të kësaj shtrese të shoqërisë që kërkon një ndihmë nga shteti.

Prej muajsh kemi pritur dhe diskutuar në komision Ligjin për Strehimin social, dhe si asnjëherë më parë të gjithë, mazhorancë e opozitë votuam Pro në parim për këtë projekt ligj, të udhëhequr nga bindja se më e rëndësishme është shërbimi ndaj njerezve dhe jo interesi personal.

Drafti fillestar erdhi i reflektuar me sugjerime nga Komisioni i Ligjeve, ku 90% ishte me vëreitje, me ndryshime, pasi ligji ka qenë një ligj i dobët dhe kërkonte shumë ndryshime.

Nuk çuditem nga këta hajdutë rilindas, që nuk punojnë për qytetarët e thjeshtë!

Organizuan sot fshehtas, një mbledhje rrufe pa opozitën, pa shoqërinë civile, pa syrin qytetar e kritik, në mënyrë që të miratonin ligjin sipas interesave të oligarkeve.

Mazhoranca është shumë larg interesit qytetar, shumë larg halleve e problemeve të popullit!

Mbledhja e njëanshme dhe diskutimi nen per nen i Ligjit të Strehimit social sot, pa praninë e opozitës, pa praninë e mendimit ndryshe, e bën këtë ligj më të shtrembërt seç ishte, shkatërron frymën e dialogut politik që na duhet për Integrimin në BE dhe është një tjeter hap drejt ndërtimit të shtetit autokrat të drejtuar nga Edi Rama!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al