Floida Kërpaçi: Protestat sapo kanë nisur dhe mos të harrojnë që Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do të luftojmë për të rinjtë për kauzat e tyre, për problemet e qytetarëve

Pas lajmit se deputetja e LSI Floida Kërpaçi dhe kryetari i FRPD Belin Këlliçi u shoqëruan në komisariat pasi i vendosën traun shtëpisë së kryeministrit Rama, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ata.

 Në një lidhje direkte nga llogaritë e tyre në rrjetet sociale, Këlliçi dhe Kërpaçi kanë thënë se protesta e sotme ishte nga të rinjtë shqiptarë të cilët do të jenë atë që do t’i japin goditjen finale Ramës, ndërsa deputetja ka sqaruar se si qëndron e vërteta për shoqërimin e saj në komisariat.

DEKLARATA E PLOTË:

Jemi live përpara kryeministrisë për të bërë një deklaratë mbi protestën që u zhvillua sot, në fakt ajo që ndodhi ishte një skenë e shëmtuar ku mbasi u përfundua protesta e të rinjve të LRI-së dhe të FRPD-së, mbasi vendosëm traun te kryeministri për ti treguar dhe njëherë se ai nuk mund të bëjë çfarë të dojë me qytetarët shqiptarë të rinjve iu morën kartat e identitetit nga policia për ti proceduar. Në atë moment unë si Kryetare e LRI por edhe si deputete përfaqësuese e rinisë në parlament nuk mund të lejoja që të rinjtë të procedoheshin duke shkuar dhe komunikuar me policinë e shtetit dhe duke I kërkuar që të më merrnin dhe të më procedonin mua dhe Belindin si organizatorë.  Por protestat sapo kanë nisur dhe mos të harrojnë që Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do të luftojmë për të rinjtë për kauzat e tyre për problemet e qytetarëve dhe të jemi bashkë me ta në protestë për ti treguar Edi Ramës që ai është e keqja e këtij vendi duhet të largohet njëherë e përgjithmonë dhe do të jenë qytetarët shqiptarë ata që do ti vendosin kufijtë atij dhe do ti tregojnë rrugën sesi të largohet nga Shqipëria.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al