Floida Kërpaçi: Qeveria i ka vënë vizën rinisë

Fjala e plotë, Floida Kërpaçi në bashkëbisedimin me të rinjtë dhe gjimnazistët e kryeqytetit.

 Unë dua ta nis dhe ta përfundoj me një eksperiencë timen, në ditën time të parë kur u gjenda në atë foltore në atë institucion aq të rëndësishëm siç është Parlamenti i Shqipërisë dhe ku në fjalën time të parë kam ngritur një nga shqetësimet të cilin e ngriti Nikola. Dhe ka qenë pikërisht droga nëpër shkolla. Dhe në fakt kam folur me aq emocion sepse duke qenë gjatë gjithë kohës në takime të vazhdueshme me juve dhe duke marrë një lloj impakti jashtëzakonisht shumë i madh nga ana juaj sesa shumë ju rëndonte kjo dhe sa shumë të pasigurt ndiheshit në shkollat tuaja. Vajta për të ngritur zërin për të folur aty në emrin tuaj dhe për të kërkuar zgjidhje. Por në fakt ajo që mora ishte tallje, përbuzje dhe asnjë gjë. Shkova herën e dytë, fola përsëri të njëjtën gjë. Përsëri ishte e njëjta gjë. Shkova herën e tretë dhe ngrita zërin për buxhetin e rinisë dhe doni ta dini sesa është? Për ato probleme që ngritëm ne sot kërkohet buxhet. Buxheti është zgjidhja, për arsimin, për nxitjen e punësimit, për një jetë më të mirë për të rinjtë në Shqipëri. Dhe përgjigja ishte zero buxhet, dhe ky është fakt, dhe nuk është se e themi ne që jemi opozitë dhe jemi të këqinjt kurse ata janë të mirët. Por ky është fakti, faktit duhet ti qëndrojmë dhe kështu është, nuk e ndryshojmë dot. Kemi një qeveri që ka në dorë instrumentet për ta ndryshuar problemet tona dhe në fakt i ka vënë vizën rinisë. Dhe thotë vazhdo, merr rrugët, shko ku të duash se mua nuk më intereson. Për mua ti je zero. Dhe ky është realiteti. Por çfarë do të bëjmë ne në këtë realitet që ndodhet vendi ynë sot. Nuk mund të heshtim dhe unë për këtë arsye dua tu falenderoj të gjithë juve dhe të gjithë ekipin e gjimnazeve. Që me një energji të jashtëzakonshme dhe me një dëshirë shumë të madhe e kërkuat këtë takim sot, e organizuat. Shkuat te çdo bashkëmoshatar dhe kërkuat të ishin këtu sot, për të folur për një ndër proceset më të rëndësishme të vendit tonë siç është të qenit në Bashkimin Europian. Për këtë dua tu përgëzoj për idetë tuaja dhe ju jap fjalën time por edhe angazhimin tonë të plotë për ta vazhduar këtë luftë edhe më tej. Në parlament, në protesta në të gjitha rrugët e tjera për të vazhduar atë që kemi ne mision. Një jetë më të mirë për të rinjtë. Për të vazhduar për një arsim më të mirë dhe për ta kërkuar këtë gjë, me protesta dhe për të mos heshtur sepse nuk mund të heshtim vetëm se një qeveri nuk dp që të nxjerri atë që është e vërtetë, për të kërkuar të drejtën tonë për tu punësuar. Sepse ka shumë të drejtë Ana kur thotë që nuk ka vende pune, dhe të rinjtë po largohen sepse këtu nuk ka mundësi punësimi reale të sigurta dhe të mirëpaguara. Dhe për të vazhduar misionin tonë, për të garantuar jo për ne që jemi këtu në sallë por për të gjithë të rinjtë dhe për të gjithë vendin tonë një jetë më të mirë, më të sigurt edhe me më shumë mirëqenie. Që në fakt kjo qeveri absolutisht nuk po e realizon dhe nuk ka në prioritetin e saj një jetë më të mirë për shqiptarët sepse po ta kishte këtë nuk largonte nga skema e ndihmës ekonomike 19.700 familje ku ndër këta jemi dhe ne këtu. Që dhe  familjet tona mund të kenë dalë, kemi dhe bashkëmoshatarët tanë nëpër shkollë  të cilët vuajnë dhe e dimë këtë realitet. Por ne për këtë realitet  nuk mund të heshtim prandaj ju falenderoj jashtëzakonisht edhe njëherë që e organizuat këtë aktivitet, hodhët idenë, ngritët një platformë dhe bashkarisht ta vazhdojmë këtë organizim, këto instrumente demokratike , për të ngritur idetë, vizionin e të rinjve dhe për ta luftuar këtë qeveri që çdo ditë po na lufton ne a thua se të rinjtë janë e keqja e këtij vendi. Do ia tregojmë që ne jemi e ardhmja e tashmja dhe ne do sjellim progresin në këtë vend. Dhe do ta ndryshojmë  për të sjellë mirëqenie  për Shqipërinë. Dua të falenderoj shumë Klajdën dhe Erisën që na u bashkuan sot me vizionin por edhe për punën që kanë bërë shumë të madhe në Ministrinë e Integrimit dhe që na kanë agruar pranë integrimit europian dhe të garantojmë bashkarisht që do të punojmë për të sjellë një politikë edhe më të mirë që vendi ynë sa më shpejt të bëhet pjesë e BE si një instrument për të pasur një ekonomi më të mirë, një arsim më të mirë, një mirëqenie më të mirë për familjet shqiptare.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al