Floida Kërpaçi: Rama në shërbim të interesave të krimit dhe trafikantëve!

Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një statusi në faqen e saj zyrtare në Facebook, në lidhje me votimin e sotëm në seancën që po mbahet në Kuvend.

Ajo ka reaguar ashpër duke u shprehur se kjo qeveri ka ndihmuar bandat të lulëzojnë dhe sot krimi i errët që po gërryen Shqipërinë çdo ditë si sëmundje e rëndë pa shërim është vendosur në karriget më të larta të pushtetit!

Më poshtë reagimi i plotë i Kërpaçit:

Vendosja e Edi Ramës në shërbim të interesave të oligarkëve, krimit dhe trafikantëve të drogës është e vetmja arsye pse Shqiptarët sot po jetojnë aq keq sa nuk shohin asnjë fije shprese për përmirësimin e jetës së tyre në të ardhmen!

Është faji i Edi Ramës fakti që sot Shqiptarët nuk kanë as punë, as shtet, as mirëqenie!
Është faji i Edi Ramës fakti që sot cilësia e arsimit është në nivelet më të ulëta!
Është faji i Edi Ramës fakti që Shëndetësia është më keq se çka qenë 1 shekull më parë!

Kjo qeveri ka ndihmuar bandat të lulëzojnë dhe sot krimi i errët që po gërryen Shqipërinë çdo ditë si sëmundje e rëndë pa shërim është vendosur në karriget më të larta të pushtetit!

As mos mendoni o njerëz të thjeshtë dhe me shumë halle, se kjo qeveri do të mendoj apo punojë për ju!
As mos mendoni o Rini, se kjo qeveri do tua bëj jetën më të mirë në Shqipëri!

Sot në Parlamentin e Shqipërisë,
KryeMbrojtësi-IKapoBandave, vazhdoi mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të tij të pushtetit, mbrojtjen e kriminelëve dhe bandave!

Kjo e Edi Ramës nuk është qeveri e majtë, sepse vetëm sociale e në interes të njerëzve të thjeshtë nuk është!
Edi Rama është Qeveria e Krimit dhe Qeveria e Mjerimit!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al