Floida Kërpaçi: Rinia proteston sepse ne kemi një vizion tjetër për vendin. Larg bandave dhe krimit!

Kryetarja e LRI dhe njëkohësisht deputetja Floida Kërpaçi në fjalën e saj në protestën e organizuar pasditen e sotme poshtë Ministrisë së Brendshme nga të rinjtë, ka kërkuar përsëri dorëheqjen e ministrit Xhafaj.

Sipas Kërpaçit, të rinjtë protestojnë sepse kanë një tjetër vizion për Shqipërinë, teksa ka theksuar se kjo qeveri po i largon ata nga vendi.

Fjala e plotë:

Përshëndetje të gjithëve. Në fakt dua ta nis fjalën time sot duke thënë se nuk mund të ketë sundim të ligjit kur janë pikërisht mafiat dhe bandat ato që bëjnë pushtetin. Prandaj dhe ne jemi të vendosur, të gjithë të rinjtë së bashku ndodhemi sot në këtë protestë e cila nuk do të ketë fund vetëm për një arsye. Nuk do të ketë fund sepse ne e refuzojmë këtë qeveri e cila çdo ditë e më shumë po largon shqiptarët, çdo ditë e më shumë po refuzon të rinjtë dhe po i largon nga vendi ynë. Pa diskutim që nuk mund t’i ndalojmë këto protesta kur krimi i organizuar dhe bandat kanë kapur shtetin dhe funksionojnë për një grusht njerëzish që detyrojnë njerëzit e tjerë të enden rrugëve të pashpresë, pa mundësi dhe me vetëm një synim: për t’u larguar nga Shqipëria. Kurrsesi nuk mund ta pranojmë këtë gjë dhe pa diskutim jemi jashtëzakonisht shumë të vendosur për të protestuar çdo ditë me forcën dhe energjinë e të rinjve, për ta refuzuar këtë kryeministër i cili po largon të rinjtë, po largon shqiptarët dhe i ka çuar në një ekonomi e cila jo vetëm që nuk i mjafton por nuk i del as për të mbijetuar. Dhe ky është një realitet dhe nuk mundet dot kryeministri i vendit nëpërmjet show-eve dhe propagandave se është e kundërta sepse në fund të muajit asnjë familjeje shqiptare nuk i del për të mbijetuar. Asnjë të riu nuk i del mundësia për të ndjekur arsimin e lartë. Shëndetësia që është promovuar sikur është shëndetësia falas sot nuk ekziston dhe qytetarët shqiptarë enden spitaleve dhe detyrohen ti blejnë vetë ilaçet dhe në këtë situatë padiskutim që ne si të rinj kemi një vizion dhe duam të ngremë Shqipërinë e vlerave dhe një sistem të ri. Ku Shqipëria të ketë një politikë që punon për të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë. Me një sistem ku ka arsim për të gjithë të rinjtë, ku ka shëndetësi për të rinjtë. Me një sistem ku shqiptarët punojnë në një Shqipëri me shpresë dhe ku politika punon për njerëzit e thjeshtë dhe jo për një grusht oligarkësh. Dhe ne me këtë synim dhe me këtë vizion do të vazhdojmë marshimin dhe protestat tona jo vetëm këtu përpara ministrisë së brendshme po ku të jetë e nevojshme për të protestuar për një Shqipëri të cilën ne ëndërrojmë dhe duam ta bëjmë më të mirë. Me një vizion më të mirë, me një demokraci më të mirë, me një qeveri që punon për qytetarët dhe mbi të gjitha më e rëndësishme që ofron shanse të barabarta për të gjithë shqiptarët. Sot qytetarët shqiptarë nuk kanë shanse të barabarta, sot shanse kanë vetëm ata që janë të lidhur me kryeministrin dhe që bëjnë pjesë te grupi i oligarkëve. Ndërkohë që qytetarët e thjeshtë enden rrugëve të pashpresë dhe e shohin të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë. Edhe unë dua tu ftoj të ndiqni këtë ekspozitë ku titujt kryesorë tregojnë sesi Shqipëria është kthyer një vend i kanabisit, i krimit të organizuar, në një vend të pashpresë të drejtuar nga një kryeministër si Edi Rama që po i çon edhe shqiptarët pa drejtim. Protesto dhe ti, çohu çdo ditë dhe refuzoje këtë qeveri që çdo ditë e më shumë po na largon nga Shqipëria.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al