Floida Kërpaçi: Sa shumë frikë ka Edi Rama nga të rinjtë!

Protesta e rradhës e të rinjve të LRI-së dhe FRPD-së përpara Kryeministrisë u shoqërua me përplasje me policinë, ndërsa protestuesit hasën barrierën e efektivëve që nuk i lejuan të qëndronin aty.

Por pas këtij incidenti, ka qenë deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ajo që ka reaguar për herë të parë.

Sipas Kërpaçit, të rinjtë sot i kanë blerë Ramës biletën pakthim, ndërsa ka shtuar se ai ka frikë nga rinia.

Deputetja e re ka paralajmëruar se tubimet do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme si dhe në vijim.

POSTIMI:

-Sa shumë frikë ka Edi Rama nga të rinjtë!

Të rinjtë sot protestuan paqësisht duke i cuar kryeministrit një mesazh të qartë, biletën pa kthim për të ikur dhe mos u kthyer më kurrë në Shqipëri!?

Të rinjtë do të vazhdojnë protestat deri në largimin e Edi Ramës!?
Të çohemi dhe të protestojmë të gjithë deri ne largimin e tij, të sensibilizojmë çdo qytetar që ta refuzojmë sëbashku këtë kryeministër anti-Shqiptar!

Kur ky ka frikë nga të rinjtë, ngritja e të gjithë popullit do të sillte rrëzimin dhe shpëtimin e Shqipërisë njëherë e përgjithmonë!

Merre këtë biletë nga Rinia, dhe mos u kthe më kurrë!

Përgjegjës për varfërinë, për papunësinë, depresionin social dhe humbjen e shpresës.
Ikja e tij do shembi sistemin kriminal të drogës, korrupsionit, padrejtësisë e pabarazisë.
Ikja e tij, nevojë jetike për të ardhmen Europiane të vendit!

ASKUSH NUK I NDAL TË RINJTË PËR TË PROTESTUAR!

Nesër në18.30@MinistriaEBrendshme,
#RINIAPROTESTON

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al