Floida Kërpaçi: Skandal, kryeministri grabit të rinjtë me talasemi

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi me anë të një postimi ka akuzuar qeverinë se po grabit të rinjtë me talasemi.

Sipas Kërpaçit, qeveria “ka futur duart” te mbështetja e të rinjve me talasemi, ndërkohë që ka publikuar edhe disa fakte në lidhje me këtë çështje.

POSTIMI I PLOTË:

SKANDAL-KRYEMINISTRI GRABIT TË RINJTË ME TALASEMI!
Qeveria ka futur duart edhe tek mbështetja e të rinjve me Talasemi !
Edhe ajo pak që ishte, e përgjysmuan…

Është tragjike që të rinjtë me talasemi, që luftojnë në mënyrë të përditshme për jetën, në vend të prisnin mbështetje më të madhe, qeveria “gjasme e majtë” iu përgjysmon jetën!

Me poshtë disa Fakte!

FAKT/ Çdo STUDENT me Talasemi për ciklin e plotë të studimit+ 1 vit MERRTE 30.000 lekë.
SOT, Studenti MERR 15.000 lekë vetëm për ciklin e plotë( 1 vit shtesë e kanë hequr).

FAKT/ Çdo GJIMNAZIST me Talasemi MERRTE 20.000 lekë.
SOT GJIMNAZISTËT MARRIN VETËM 15.000 lekë.

E ngrita këtë shqetësim edhe në komision, në dëgjesën në Ministrinë e Shëndetësisë por nga ta nuk pati asnjë përgjigje!

Rilindja e ka kthyer në model pune grabitjen e atyre që janë në hall, atyre në nevojë, dhe dhënien pa të drejtë të parave të taksapaguesve tek miqtë e qeverisë.

Njerëzit e thjeshtë varfërohen, ndërkohë që miqtë e qeverisë pasurohen padrejtësisht në kurriz të tyre.

Largimi i Edi Rames dhe rrëzimi i qeverisë së tij, e vetmja rrugë për rikthimin e shtetit në shërbim të njerëzve të thjeshtë!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al