Floida Kërpaçi: Të bëhemi bashkë për ta ndryshuar këtë realitet, qeveria nuk e ka prioritet rininë

Me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, Lëvizja Rinore për Integrim ka zhvilluar aktivitete në të gjithë vendin. Në çdo qytet të Shqipërisë të rinjtë janë bashkuar dhe kanë folur për problemet dhe kanë treguar ëndrrat e tyre. Motoja e LRI-së në këto aktivitete ka qenë një mesazh për të gjithë të rinjtë: “Angazhohu, ti je i vetmi që mund të bësh ndryshimin”.

Duke folur nga aktiviteti i zhvilluar në qendër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, në një prononcimin për mediat, është shprehur se sot të rinjtë duhet të bëhen të gjithë bashkë sepse vetëm kështu mund ta ndryshojnë këtë realitet shumë të vështirë për të gjithë shqiptarët, në veçanti për rininë.

“8 Dhjetori 2017 na gjen në të gjithë Shqipërinë, në një ditë që na bën bashkë për të ngritur zërin për problemet e të rinjtë. Në fakt më 8 dhjetor 1990 të rinjtë u ngritën bashkë dhe sollën demokracinë, sot më 18 dhjetor 2017 të rinjtë duhet të bëhen bashkë për ta bërë demokracinë dhe vendin tonë më për njerëzit, për të punuar për njerëzit, për të forcuar institucionet shtetërore të vendit dhe mbi të gjitha për të rritur ekonominë. Sigurisht që një ekonomi më e zhvilluar krijon mundësi për një punësim më të mirëpaguar, krijon mundësi për vende të reja pune. Fatkeqësisht realiteti sot është që mbi 90% e të rinjve po e kërkojnë të ardhmen e tyre larg Shqipërisë dhe kjo për një arsye të vetme sepse nuk kanë shpresë në vendin e tyre. Ky është një realitet shumë i dhimbshëm, është një realitet që e bën gjithsecilin prej nesh të ndihet keq. Mbi të gjitha kjo situatë alarmante na bën që të ngrihemi të gjithë bashkë, të jemi sot këtu në shesh, të themi problemet tona, të jemi zëri i të rinjve dhe të punojmë për t’i zgjidhur këto probleme”, tha Kërpaçi.

Kryetarja e LRI-së tha se për këtë qeveri rinia nuk është prioritet. “Ka një buxhet i cili është zero buxhet për rininë. Është një buxhet që nuk i përfaqëson të rinjtë. Mbi të gjitha kjo është një qeveri e cila çdo ditë e më shumë bëhet armike për rininë, është armike për popullin e thjeshtë, dhe çdo ditë e më shumë punon dhe po pasuron ata që janë të pasur. Ndërkohë që nga ana tjetër shqiptarët e thjeshtë po varfërohen. Për ta ndryshuar këtë realitet të gjithë ne duhet të bëhemi bashkë dhe prandaj jemi mbledhur sot, jo vetëm këtu në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë, për të shpërndarë zërin e të rinjve, për t’i thënë kësaj qeverie që të rinjtë janë prioritet. Ne kemi shumë probleme, ne kemi shumë shqetësime dhe kurrsesi qeveria nuk duhet të jetë indiferente ndaj problemeve të papunësisë së të rinjve, ndaj problemeve ekonomike, ndaj problemeve të arsimit. Të rinjtë meritojnë më shumë, të rinjtë janë e ardhmja e këtij vendi dhe askush nuk mund të tregohet indiferent ndaj nesh, ndaj të ardhmes sonë dhe ndaj mirëqenies së familjeve shqiptare”, tha ndër të tjera kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al