Floida Kërpaçi: Të rinjtë shqiptarë e refuzojnë qeverinë e krimit dhe të drogës

Lëvizja Rinore për Integrim dhe FRPD organizuan sot një protestë përpara Ministrisë së Brendshme ku kërkuan largimin e kryeministrit Rama dhe ministrit të brendshëm Xhafa. Në fjalën e saj,Kryetarja e LRI-së Floida Këpaçi  tha se sot të rinjtë shqiptarë refuzojnë qeverinë e kapur nga krimi dhe droga.  “Nuk mundet kurrsesi Edi Rama dhe asnjë tjetër ti vendosë kufij të rinjve shqiptar dhe të ardhmes shqiptare. Do të jemi ne që kemi filluar këtë aksion dhe do të vazhdojmë dhe në ditët në vijim derisa kjo qeveri të largohet”.- tha ndër të tjera Kërpaçi.

Fjala e plotë e Kërpaçit:

Sot ne të rinjtë shqiptarë por edhe e gjithë e ardhmja e rinisë shqiptare ka përballë një kryeminustër dhe një ministër që drejton një ministri me famë botërote për kapjen  nga bandat dhe krimi. Sot unë si e re por besoj edhe të gjithë ne të rinjtë që jemi këtu refuzojmë këtë qeveri që drejtohet nga krimi dhe droga dhe nuk drejtohet nga idealizmi për një Shqipëri më të mirë.Sot jemi në një vend ku varfëria ka arritur nivelet më të larta, në një Shqipëri ku të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi, ku ndihma ekonomike u merret familjeve në nevojë. Sot jemi në një Shqipëri ku familjet jetojnë në kushte ekstreme.Dhe në këto nivele asnjë prej nesh nuk mund të qëndrojë heshtur. Të gjithë duhet të reagojmë, të gjithë duhet të çohemi dhe ti themi jo kësaj qeverie. Ti themi Edi Ramës të largohet dhe të mos kthehet më. Nuk mundet kurrësesi Edi Rama dhe asnjë tjetër ti vendosë kufij të rinjve shqiptar dhe të ardhmes shqiptare. Do të jemi ne që kemi filluar këtë aksion dhe do të vazhdojmë dhe në ditët në vazhdim derisa kjo qeveri të largohet. Jemi sot në një situatë jashtëzakonisht shumë të vështirë, të gjithë mendonim se vendi jonë do të bëhej apo do të kishte politika që do të bëheshin më  mirë. Absolutosht që jo. Një ministri që është ministria më e rëndësishme drejtohet nga krimi dhe banda. Atëherë si do të presim ne që të integrohemi, si do të prresim ne që të rinjtë shqiptarë të kenë të njëjtat aspirata si të rinjtë në vendet e Europës.Shpresat janë të pakta dhe faktet flasin hapur, të rinjtë po largohen dita ditës, nuk duan të qëndrojnë më në Shqipëri, sepse nuk kanë shpresë nga politika e Edi Ramës dhe e qeverisë së tij. Që nuk punon për njerëzit e thjeshtë por për një grup oligarkësh. Në këto kushte ku kemi një qeveri që punon  për një grup njerëzish dhe i ka harruar njerëzit e thjeshtë dhe ka harruar tu shërbejë familjeve dhe të rinjve shqiptar, ne do të vazhdojmë këtë aksion opozitar. Për ta larguar Edi Ramën, Fatmir Xhafën, krimin dhe drogën nga të rinjtë shqiptarë. Dua ti bëj thirrje të gjithë të rinjve shqiptar nga veriu deri në jug të bashkohen në protestën më të madhe të të rinjve për të larguar Edi Ramën për të krijuar një vizion të ri, një ide të re dhe disa politika që do të ndihmojnë familjet shqiptare.Kurrësesi nuk mund të vazhdojmë në këtë realitet që po jetojmë sot prandaj të gjithë duhet të reagojmë, të ngrihemi, të protestojmë dhe ti themi Edi Ramës ik largohu menjëherë nga Shqipëria sepse e ardhmja e Shqipërisë janë të rinjtë dhe të rinjtë do të vendosin kufijtë

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al