Floida Kërpaçi: Vizitë pune në Pekin, fokusuar në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi me anë të një postimi ka treguar se aktualisht ndodhet në një vizitë zyrtare në Kinë, teksa është biseduar për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Kërpaçi ka theksuar se janë hedhur hapa për shtimin e  shkëmbimeve kulturore mes të rinjve, ku një hapsirë më e madhe do ti dedikohet programeve për Arsimin e Rinisë Shqiptare dhe rritjes së kapaciteteve të profesionistëve të rinj.

POSTIMI I PLOTË:

Vizitë pune në Pekin, fokusuar në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit 🇦🇱🇨🇳.

Kënaqësi e veçantë gjatë takimit me NënKryetarin e Komitetit Qendror të Asamblesë Popullore të Kinës z.Ji Bingxuan dhe zv. ministrin e departamentit të marrëdhenieve me jashtë të PKK, z. Li Jun, të dëgjoja se për ta lidhja me popullin tonë vlerësohet si marrëdhënie zemre dhe janë të prirur të mbështesin Shqipërinë përmes investimeve ekonomike, veçanërisht në bujqësi e teknologji.

U hodhën gjithashtu hapa për shtimin e shkëmbimeve kulturore mes të rinjve, ku një hapsirë më e madhe do ti dedikohet programeve për Arsimin e Rinisë Shqiptare dhe rritjes së kapaciteteve të profesionistëve të rinj.

Në kuadër të Nismës 16+1, mirëpresim përzgjedhjen nga ana e Kinës për vendosjen e qendrës Rinore në Tiranë.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al