Floida Kërpaçi: Zero program për rininë dhe për Shqipërinë!

Intervista e Deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi, në “Scan Tv”

Deputetja e LSI Floida Kërpaçi, ka folur në një intervistë për “Scan TV”, në lidhje me problemet e të rinjve shqiptar duke u shprehur se Shqipëria sot është në një terr ku rinjtë më shumë se kurrë janë në një udhëkryq për të ardhmen e tyre dhe ku i japin përgjigje të ardhmes së tyre vetëm me një formë, duke u larguar nga Shqipëria.

Më poshtë intervista e plotë e Kërpaçit:

Ku është rinia sot?

Në fakt ku është Shqipëria sot. Shqipëria sot në gjykimin tim është në një terr, është në një errësisrë shumë të madhe, ekonomike por edhe politike. Në këtë errësisrë ecin pa udhëzim të rinjtë. Të rinjtë sot më shumë se kurrë janë në një udhëkryq për të ardhmen e tyre dhe ku I japin përgjigje të ardhmes së tyre vetëm me një formë, të largohemi nga Shqipëria. A është ky realiteti që duan? Në fakt nuk është ky realiteti që duan të rinjtë dhe janë më shumë se 80% e të rinjve që duan të ikin. Sepse nuk shohin një të ardhme më të mirë në vendin tonë dhe nuk shohin besimin te kjo keqqeverisje  që jo vetëm që nuk ka një program por mund të them që ka një zero program për rininë dhe te faqja që supozohet të ketë një program për të rinjtë në gjykimin tim është një faqe zero ku nuk është e shkruar asgjë dhe është vetëm një fletë  bardhë. Sepse nuk mund të thuash ne gjykojmë të bëjmë zhvillime në infrastrukturë kur ti nuk ke bërë një studim për këtë, për problemet e të rinjve. Nuk ke dalë njëherë ti dëgjosh të rinjtë. Dhe nuk jep as mundësinë për tu përmirësuar dhe për të dhënë mekanizmin sesi do të përmirësohet jeta e të rinjve. As nuk  e merr mundimin për të ndryshuar këtë realitet në Shqipëri kështu që unë gjykoj duke parë dhe në fakt një nga emocionet e mia të para kur isha në Parlament ishte pikërisht përballja ime me programin politik të kësaj keqqeverisje. Në fakt shpresoja që në aspektin e rinisë të ishin pak më zemër mirë por në fakt pashë te a ta një shpirt të zi. Nuk  e panë realitetin me sytë e të vërtetës dhe nuk punonin për një gjë sesi ta rregullonin por aty ishte një program që nuk parashikonte asgjë dhe nuk do të bëj asgjë për të rinjtë.Dhe ashtu siç ju pyetët ku do të shkojë rinia sot, e vetmja zgjidhje për ta është të shkojnë jahtë vendit sepse aty kanë edhe më shumë mundësi për të ardhmen e tyre.

Në fakt një program i cili ka brenda politikën por ka edhe ekonominë, për çfarë ka nevojë në aspektin ekonomik le të themi Shqipëria sot?

Shqipëria sot gdhihet e varfër, familjet shqiptare sot janë të varfra për të thënë të vërtetën, sot diskutohet në familjet tona për të mbijetuar sepse në fakt rrogat dhe pagat që marrin në fund të muajit janë shumë qesharake nuk të dalin për të mbijetuar dhe për të kaluar muajin dhe jo më të mendosh për ti dhënë më shumë fëmijës, për të lënë diçka mënjanë për një të ardhme më të mirë.

Në fakt realiteti që jetojnë sot në Shqipëri është që politika dhe kjo keqqeverisje e cila dhe me këto ngjarjet shokuese që kanë ndodhur ditët e fundit, tregoi dhe një herë që ka ardhur jo nga vullneti I sovranit por nga votat dhe nga angazhimi I tyre me bandat dhe me krimin dhe mund të them padiskutim që kjo qeveri nuk do të bëjë dhe nuk do të sjellë asgjë për të rinjtë dhe asgjë për ekonominë shqiptare.Sepse ajo tani është duke u marrë me të gjitha pazaret që ka bërë me bandat dhe me krimin dhe padiskutim që duhet ti mbylli ato pazare që ka bërë me ta. Deri sa ti vijë koha popullit shqiptar dhe të rinjve shqiptarë, do të kenë ardhur zgjedhjet e tjera dhe deri atëherë Shqipëria do të vazhdojë të ndihet e varfër, do të vazhdojë të flejë e varfër. Nuk ka një vëmendje a për të rinjtë sepse I shikojnë si mekanizëm vetëm për votë. Kryeministri ynë shprehet dhe thotë që nuk ka profesionistë , ju jeni llum. Unë çuditem si kryeministri I vendit gjen guxim për të ofenduar të rinjtë, prindërit dhe familjet e tona. Po targetin atij kush ia ka dhënë që ai e quan veten super profesionistë.Duhet të kemi një lloj respekti ndaj njerëzve dhe kur mungon respekti atëherë unë gjykoj që as politikat nuk mund të bëhen. Sepse një kryeministër I cili nuk i konsideron njerëzit po I ofendon ata, nuk I konsideron fare njerëzit dhe thotë që shiko se unë tani do vazhdoj të merrem me krimin dhe bandat dhe pastaj kur të vij do bëj prapë demagogji dhe do vij me votat e krimit dhe të drogës atëherë kjo qeveri nuk do të punojë asnjëherë për ekonominë, për varfërinë, për ta përmirësuar për të rinjtë, për familjet shqiptare sepse është në vizionin as në misionin as në përgjegjshmërinë e saj. Nuk e ka këtë përgjegjshmëri.

Ju në fakt i përkisni një force politike e cila  ka qenë deri dje bashkë me këtë qeverisje….

Pa diskutim por një forcë politike e cila ka ngritur zërin për çështjen për Saimir Tahirin, e ka ngritur zërin për problemin e krimit, të drogës, për angazhimin e drogës edhe të parave të saj në zgjedhje dhe ne kemi luftuar fort që të ndalohet kriminalizimi i votës. Ju e keni dëgjuar ishte kryeministri i cili bëri një gabim të jashtëzakonshëm, që në asnjë vend të botës nuk ndodh që i bën thirrje policisë që të heqi kapelen dhe të shkoj të bëj vota për keqqeverisjen. Ne këto i kemi denoncuar me qindra dhe mijëra herë, ne kemi mbajt përgjegjësitë tona për përgjegjësitë që kishim brenda qeverisë por  Saimir Tahirin të quajtur dhe ministrin më të suksesshëm nga vetë kryeministri nuk e vumë ne.E ka vënë ai dhe po e mbështët ai. Dhe në fakt të thuash që tani e ka vënë para drejtësisë dhe ta shikojë drejtësia se çfarë do të bëjë për mua është shumë qesharake sepse për mua para drejtësisë duhet të vihet dhe të gjykohet ai. Sepse ai e drejton dhe është në krye të këtyre bandave dhe pa diskutim njëherë e më parë duhet të largohet dhe të mbajë përgjegjësinë për këtë gjë. Sepse është përgjegjësia e tij ekonomia, rrënimi, bandat dhe krimit. Ja ku doli edhe prova e inkriminimit të Ministrave të tij dhe të grupit që ai drejton.

Në fakt ne kur flasim , kryesisht për problematika që prekin  e shoqërojnë të rinjtë i referohemi kryesisht kryeqytetit të vendit, Tiranës. Por Shqipëria është më e madhe se Tirana. Si rezulton ky raport në këndvështrimin tuaj?

Në fakt nuk i referohemi kështu sepse politikanët dhe ata që merren me këtë gjë nuk e kanë as  dëshirën dhe as vullnetin për të shkuar nga veriu dhe nga fshatrat deri në jug, pët ti takuar dhe për ta parë realitetin e të rinjve. Prandaj ndodh kjo sepse i referohemi ambientit ku jetojmë sot por në fakt problemet që jetojnë të rinjtë në gjithë Shqipërinë dhe në fshatrat e thella janë jashtëzakonisht shumë të mëdha.

Cili është realiteti në ato zona?

Realiteti atje është që të rinjtë nuk shkojnë në shkollë. Unë madje kam pyetur disa të rinj në takimet që bëmë më forumin rinor të LSI, ku kemi qenë dhe i kam pyet a ndiqni shkollën sepse janë djem dhe vajza shumë të përgatitur me shumë ide. Dhe përgjigja që kam marrë nga ata është që nuk shkojnë në shkollë. Sepse shkolla është shumë larg, dhe nuk kanë mundësi, nuk ka kushte infrastruktura. Nuk kemi kushte ekonomie,  nuk ka kush na blen libra pra kanë jashtëzakonisht shumë probleme. Për të mos vazhduar pastaj me të rinj të tjerë të cilët nuk kanë mundësi  punësimi. Jetojnë në një varfëri të jashtëzakonshme. Jetojnë një jetë sociale e cila nëpër fshatra dhe nëpër vende të thella nuk kanë jetë sociale. Nuk kanë një jetë ku ata mund të tregojnë pasionet, ëndrrat që ata kanë. Për pikturën, për çështje të tjera që ata kanë. Kështu që mund të themi që realiteti që ata jetojnë është jashtëzakonisht shumë i vështirë dhe prandaj unë them që programi  i qeverisë është një program zero sepse nuk  e përfqëson këtë realitet. Dhe më e keqja është se jo vetëm nuk e përfaqëson por është në gjykimin tim keqqeveria e rinisë dhe e Shqipërisë. Përderisa nuk ka asnjë zgjidhje për të përmirësuar këtë.

Po ngritja e shanseve të barabarta për këta të rinj. Cili është rezultati i kësaj largimi si plagë kryesore.

Largimi është plaga kryesore që povuan vendi ynë, unë studioj në fakultetin e farmacisë dhe më vjen shumë keq teksa dëgjoj shokët dhe kolegët e mi të cilët këtë vit kanë nisur në masë, kurset e Gjermanishtes, dhe duan të largohen jashtë vetëm për një arsye,. Sepse një infermier në Gjermani merr 3000 Euro në muaj.

Çfarë duhet të bëjnë qeveritë ndryshe që të stimulojnë këtë kategori , sidomos për të rinjtë, për të qëndruar, për tu specializuar në këto nënkategori të shëndetësisë?

Duhet të bëhen politikat e duhura, të cilat të jenë bërë së bashku me të rinjtë dhe duhet ti japin prioritet të rinjve me buxhet dhe me vullnet që ti stimulojnë që ata të rrinë këtu.Përsa kohë një i ri shikon diferencën dhe mendon që në Gjermani merr 40-fishin e asaj që merr në Shqipëri, pa dyshim që do të marrë rrugën dhe do të shkojë në Gjermani. Asnjë i ri nuk ka dëshirë të largohet nga familja por kur mendon mundësite, karrierën që mund të bëj, të mirat dhe benefitet që mund të marrë nga ai vend atëherë gjykon dhe merr rrugën për të shkuar andej. Por ne duhet ta vëmë dorën në zemër për këtë problem kaq madhor. Nuk mund thjesht të mbyllim sytë dhë të themi shiko se diçka e madhe do të ndodhi, do të bëhet dhe në fakt nuk ndodh.

I përkisni një sektori siç është shëndetësia, farmaceutika e cila ka marrë një pjesë të konsiderueshme të fondeve të qeverisë.

Ka marrë fondet e konçensioneve dhe unë mendoj që është politikë shkatërruese e vendit tonë, sepse ato konçensione kanë shkuar në xhepat e oligarkëve dhe në këtë mënyrë kemi dëmtuar familjet shqiptare dhe familjet tona sepse i kemi bërë çdo ditë e më të varfra dhe ata i kemi pasuruar dhe i kemi bërë që sot ata të jenë kapot e Shqipërisë. Dhe ti themi Shqipërisë çdo ditë e më shumë, ti bëhu më e varfër se ne përsa kohë jemi mirë me oligarkët dhe këta na ndihmojnë për të fituar zgjedhjet atëherë ta mbajmë mirë me ta. Gjithë ato para të hedhura sepse po të shkosh sot nëpër spitale, nuk po them vetëm për Tiranën por në gjithë Shqipërinë, nuk ke shtretër. Nuk ke ilaçet e nevojshme, doktorët i thonë të shtruarve, shko te farmacia përballë dhe bli aty pomadën. Bli aty ilaçet e tjera sepse ne nuk i kemi. Kur shkon në urgjencë ti duhet të presësh në rradhë sepse sallat janë të tej mbushura. Pra realiteti është që këto konçensione shkatërruese thjesht janë bërë për të fituar miliona euro kjo qeveri, për ti investuar në zgjedhje dhe pastaj nuk mban asnjë përgjegjësi te populli dhe për më tepër gjetën guximin dhe thonë që ne kemi bërë reforma të mëdha në shëndetësi.

Ne jemi dhe në muajin e kancerit të gjirit dhe unë do doja ti bëja një thirrje nënave dhe vajzave të reja të shkojnë bashkë me nënat dhe të bëjnë një kontroll. Sepse ky është një problem shumë i përhapur në Shqipëri. Por dhe për këtë problem kaq madhor ne nuk kemi zgjidhje në Shqipëri. Më thuaj një familje shqiptare e cila vuan këtë problem dhe ka mundësi ti gjejë zgjidhje? Barnat  citostatike nuk kanë mundësi ti marrin sepse ato mund ti marrin vetëm njerëzit që kanë lidhje me qeverinë. Apo të marrin mjekimin me kimioterapi. Është shumë luks në një familje të thjeshtë, nuk mund ta përfitojë dot. Dhe ky është realiteti që unë po flas. Ateherë çfarë reforme kemi bërë në Shëndetësi?

Unë dua të përmend këtu një nismë të qeverisë të pak kohëve më parë, le të themi stimulimin e mjekëvë të rinj për të shkuar në zona të largëta të vendit. Si rezultoi kjo nismë?

Jam pak a shumë në dijeni të kësaj nisme, nga diskutimet që kam pasur me kolegë të mi. Nga ajo që kam dalluar nga diskutimet ,kam vënë re që nuk ka një ndikim pozitiv sepse nuki a stimuluar maftueshëm që ata të gjenin arsyen për të shkuar aty. Sepse edhe kur shkojnë aty pavarsisht se kanë një pagë të madhe, kostoja e jetësës aty është i lartë. Sepse i duhet të përballojnë një vend që nuk është shtëpia e tyre , prapë aty mundësitë dhe realiteti në spitalet dhe në vendet e Shqipërisë është shumë i vështirë. Kam shumë kolege të miat të cilat kanë mbaruar shkollen por kemi qenë në të njëjtin ambient universitar, të cilat thonë që nga paga jonë, paguajmë dhe blejmë ilaçet sepse kemi marrë një detyrë kaq të rëndësishme për njerëzit saqë i paguajmë sepse nuk mund ti themi që nuk kemi mjetet e duhura që ne tu kurojmë juve. Dhe ti më thuaj se si i kemi stimuluar ne ata?

Kemi të bëjmë me probleme të cilat janë të së tashmes apo janë probleme të akumuluara ndër vite?

Kemi të bëjmë më probleme të politikës përsa i përket mënyrës sesi ajo gjykon dhe sesi e shikon të ardhmen e vendit. Përsa kohë do vazhdojë kjo mënyrë politike ashtu siç kemi dhe modelin e keqqeverisjes tona ku mjafton të mbash lidhje të forta me krimin me bandën, ti mbeshtesësh ata dhe të jesh kryebandit dhe të mos jesh kryeministër i vendit. Ti të jesh kryebandit i këtyre bandave dhe ti menaxhosh ato unë nuk mendoj se Shqipëria do të ecë përpara sepse nuk do të jetë në prioritet të saj mirëqenia e vendit por sesi të vazhdojë të vetëmenaxhoj lidhjet me bandat.

Në fakt duhet sikur kur flasim për rininë, kemi parasysh punësimin të lidhur me administratën publike por është dhe ajo private. Cilat janë sot mundësitë për tu punësuar për një të ri?

E lidhim pak me arsimin, çfarë problemi kemi. Kemi një problem shumë të madh sepse ne në Shqipëri nuk kemi një studim të tregut të punës. Që do të thotë të rinjtë kur janë në maturë zgjedhin profesione që ose i kanë me dëshirë ose familja ka influencuar në njëfarë mënyre.Dhe sot tregu ynë prodhon shumë jurist, mjek, farmacist, inxhinier dhe akoma më pak të rinj me një profil profesional le të themi. Në këtë mënyrë le të shkojmë drejt tregut, është një dyndje e madhe e juristëve, ekonomistëve të cilat tregu ynë nuk i përballon. Edhe për ata që i përballon, pagat që ai jep janë qesharake. Për më tepër , unë e kam përmendur dhe në parlament që ne sot kemi një moto: Kërkojmë të rinj me eksperiencë. Por unë nuk e di se ku do ta gjejnë të rinjtë këtë eksperiencë. Që ti të kesh mundësi për një eksperiencë është jashtëzakonisht shumë e vështirë. Sepse dhe ai që ty të merr në punë të thotë që duhet të kesh eksperincë. Po ku e merr ti sepse shteti nuk ta ofron ty këtë eksperiencë. Jemi në një gjendje shumë të vështirë për të rinjtë dhe ky realitet na detyron ne që të jemi shumë realist.

Kjo shëputje e madhe e tregut të punës me arsimin nga buron?

Nuk ka pasur një vullnet për ti lidhur këto të dyja, në qoftë se do të kishte qenë vullneti politik për të bërë një studim tregu të punës, në mënyrë që të kemi dhe kurrikulat e duhura arsimore atëherë ne do të kishim një lidhje jashtëzakonisht shumë të fortë ndërmjet tyre që do ta kishin ndihmuar tregun e punës. Por problemi është që ne kemi reforma qesharake që po të pyesësh vetëm reforma që nuk janë sepse jo vetëm që nuk kanë ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve por edhe kanë përkeqësuar situatën dhe realitetin e tyre.

Në fakt momenti i kësaj interviste përkon me pak ditë më parë kur ka nisur viti i ri akademik, pak javë më parë ka nisur ai parashkollor. Si është situata në ambientet shkollore, studentore?

Është shumë e vështirë në ambientet shkollore, studentore sepse tarifat janë shumë të larta. Sidomos tarifat e masterit, të papërballueshme. Janë aq të larta sa po i detyrojnë studentët për të lënë qoftë dhe ato orët e leksionit për të gjetur punë pranë ndonjë call centeri sepse u duhet të gjejnë një formë për ti paguar. Janë në një situatë shumë të vështirë për kurrikulën, për infrastrukturën nëpër shkolla. Pra ka një sërë problemesh arsimi që unë besoj që në qoftë se nuk gjenden mekanizmat e duhur dhe të këmi një punë serioze në mënyrë që të krijojmë një brez të aftë atëherë gjithmonë e më shumë do të përkeqësohet arsimi ashtu siç po e shohim çdo ditë e më shumë në Shqipëri.

Pra kjo ideja le të themi e standardizimit të arsimit ndoshta me BE ose me vendet e rajonit, cili është objektivi dhe qellimi i saj?

Jemi shumë vite larg atij standardizimi, unë do doja shumë se si studente e ëndërroj, të jem si shoqet e mia të cilat kanë ikur herët jashtë dhe mbajnë lidhjet, e ëndërroj që ne të këmi të njëjtin standard si ata. Por jemi jo vite por jashtëzakonisht shumë milje larg Europës, qoftë edhe rajonit. Jemi kaq afër por jemi dhe kaq larg me politikat që bëjmë.

Sapo keni hyrë në Parlamentin Shqiptar, impresioni juaj?

Aty është një parlament teatral, do të thoja unë ku ka shumë demagogji.Flitet vetëm për njëri-tjetrin. Harxhon orë e orë të tëra kryeministri, për të sqaruar për situatat dhe asnjë nuk mban përgjegjësi, asnjë nuk flet për hallet dhe problemet e qytetarëve. Asnjë nuk i adreson ato. Dhe për më tepër kemi një model të shëmtuar të modelit të politikanit që është kriminel, është bandit, je në atë sallë, jeton në atë sallë, përfaqëson dhe interesat e njerëzve në atë sallë. Un ndihem shumë keq me atë realitet aty, u ndieva akoma dhe më keq kur pashë programin  e qeverisë por siç e thashë ne kemi një detyrë shumë të madhe për të qenë përfaqësuesit e shqiptarëve dhe për të qenë zeri i tyre në atë institucion aq të lartë, kështu që pa diskutim që do vazhdojmë misionin tonë. Për një front opozitar pranë qytetarëve për të luftuar krimin bandat dhe drogën dhe këtë mënyrë të të bërit politik tani në Shqipëri dhe për të sjellë çdo ditë e më shumë politika dhe alternativa  të të bërit të politikës që është pranë qytetarit, pranë të rinjve dhe nuk i stimulon ata për tu larguar nga Shqipëria porpër të ndenjur në vendin e tyre me një arsim më të mirë, me një ekonomi më të mirë, duke pasur një pagë më të mirë dhe kështu të kemi mundësi për të pasur dhe një mirëqenie më të mirë për familjet tona në Shqipëri.

 

Burimi:(integrimi.al/E.P)

 

 

 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al