Floida Kërpaçi: Zgjidhja është revolta, protesta, ngritja e zërit për ta kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve e jo të oligarkëve!

Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se për sa kohë që rilindja është në pushtet situata do vijë duke u përkeqësuar, varfëria do shtohet, drejtësia do jetë akoma më e korruptuar, shpresa për të jetuar mirë do jetë përherë e shuar.

Më poshtë postimi i plotë:

Për vitin 2017 Shqipëria u rendit në vendin e parë për numrin e kërkesave për azil në Francë!
7630 Shqiptarë në azil në Francë gjatë vitit 2017, duke ja kaluar dyfish Sirise e cila ka pasur vetëm 3249 persona që i janë drejtuar Francës për shtëpi!

Ndërkohë që Sirianët kërkojnë të azilojnë se u rrezikohet jeta, shqiptarët azilojnë se këtu i shkel me këmbë qeveria.

Për sa kohe që rilindja është në pushtet situata do vijë duke u përkeqësuar, varfëria do shtohet, drejtësia do jetë akoma më e korruptuar, shpresa për të jetuar mirë do jetë përherë e shuar.

Ndaj zgjidhja është revolta, protesta, ngritja e zërit për ta kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve e jo të oligarkëve!

Për të ardhmen e rinisë, për rritje të ekonomisë, për një drejtësi ku ligji është i barabartë për të gjithë, për një arsimim më të mirë, për çdo gjë tjetër që po shkatërron jetët e njerëzve të thjeshtë, do protestojmë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë ku gjejnë mirëqenien të gjithë, jo vetëm miqtë e bashkëpunëtorët e kryeministrit.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al