Florian Ibrahimi: Është koha e të rinjve në politikë

13724897_272681096421040_1140122382335157325_oËshtë koha që të rinjtë të angazhohen për t’i dhënë Shqipërisë energjinë e munguar për të ecur përpara. LRI-në e shikoj si të vetmen dritare politike e cila i ofron të rinjve shqiptar mundësinë për përfaqësim. Pavarësisht se Shqipëria është një vend që nuk të ofron shumë mundësi, kjo nuk do të thotë që duhet të dorëzohemi.Ne nuk duhet të ndalemi, por duhet t’i kërkojmë ato. Është koha që të rinjtë të marin në dorë fatet e tyre pasi askush nuk do ta bëntë këtë gjë më mirë se vetë ata.

Vendosa të bëhem pjesë e LRI-së në Durrës sepse kuptova që ishte i vetmi vend ku zëri im do të dëgjohej. Në LSI unë ndihem i përfaqësuar pasi mendimet dhe idetë e mia nuk lihen mënjanë, por vihen në punë për të krijuar të ashtuquajturin motorin e energjisë të kësaj partie.

Secili nga ne e kërkon suksesin, por fillimisht duhet të ndihemi të vlefshëm, të sigurt dhe të dobishëm për vendin tonë.Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria do të bëhet. Unë kurrë nuk shikoj se çfarë është bërë.Unë shikoj vetëm se çfarë ka mbetur pa bërë dhe si mund ta realizoj atë.

LRI është dëshmi e përpjekjeve të mira të të rinjve për të bërë diçka ndryshe nga ato çka kemi parë në gjithë këto vite demokraci. Në Shqipëri, mundesh! E ardhmja jonë padyshim që varet nga ne. Ne duhet të tregojmë se jemi një pjesë e rëndësishme vendimarrëse në vend. Shqipëria është e të rinjve, ndaj duhet të zgjohemi dhe të bëhemi pjesë e këtij forumi.Duke patur dëshirën dhe qëllimin e përbashkët pranë këtij forumi do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.

(Burimi : Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al