Aventura e Florian Kamberit me Rangerin ka nisur në mënyrë perfekte. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur sot golin e parë me ekipin skocez, teksa realizuar për ekipin e tij në minutën e 50’. Kamberi u aktivizua në minutën e 46’, kur ekipi i tij po humbiste ndaj St Xhonson dhe vetëm pak minuta pas futjes në lojë, me një gjuajtje spektakolare ia doli të shënojë një supergol, për të bazuar shifrat.

Ky është goli i parë i Kamberit me fanellën e Rangers, që nga merkato e janarit, kur u bashkua me këtë skuadër. Ndeshja u mbyll në barazim 2-2, teksa një nga golat mban firmën e shqiptarit, i cili i çon një sinjal të qartë trajnerit Xherard për ta aktivizuar nga fillimi në ndeshjet e ardhshme.