Florjan Lleshaj: “Kampi i LRI, një traditë që vazhdon”

Ka disa vite që kur përmend emrin e Gjirit të Jalit të vjen ndërmend menjëherë Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe si rrjedhojë edhe Lëvizja Rinore për Integrim. Që lidhet drejtpërdrejt me kampingun që LRI organizon çdo vit në Jalë.

Një kamp që daton për herë të parë në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë është bërë tashmë traditë e verës për antarët e LRI.

Ky është kampingu i pestë për mua si organizator, dhe më duhet të veçoj që përveç faktit që numri i pjesëmarrësve rritet dukshëm, edhe numri i figurave të reja politike rritet po aq sa pjesëmarrja e të rinjve.

Është gjithmonë bukur të punosh më të rinj kaq të zgjuar, ambiciozë dhe socialë. Gjiri i Jalit njihet si një gji i qetë gjatë ditëve të tjera të vitit, por gjatë javës që zhvillohet kampi i Lëvizjes Rinore për Integrim ky vend merr gjallërinë dhe alegrinë e të rinjve që edhe në plazhet më të famshme nuk gjendet dot.

Kush është qëllimi i këtij kampi do pyesë shumica prej jush?

Shumë do të mendojnë se janë thjeshtë disa ditë pushime! Por unë di të them që nuk është vetëm kaq, është shumë më shumë. Atëherë kampi i Jalës është si fillim akademia më e madhe dhe më argëtuese politike që është parë ndonjëhërë.

Në kamp ka trajnime të ndryshme duke filluar nga politikanë të njohur të LSI, por edhe të forcave të tjera politike, gazetarë nga më të njohurit dhe më të aftët, specialistë dhe profesionistë të fushave të ndryshme që na interesojnë gjithësecilit.

Jala së dyti evidenton njerëzit që janë të aftë në aspektin organizativ. T’ja dalësh të organizosh 1800 të rinj do të thotë që je i aftë dhe i gatshëm për çfarëdolloj sfide.

Së treti dhe më e rëndësishmja në opinionin tim është jeta e kampit dhe socializimi që kampi ofron.Të rinjtë në kamp njohin shumë shokë dhe shoqe, si nga Tirana por edhe nga rrethe të tjera që mësojnë të bashkëjetojnë me njëri tjetrin për pësë ditë. Gjithashtu në kamp bëhen të gjitha punët që do të bëheshin nëse nuk do të ishte një organizim jo politik.

Gatuhet, lahet, shërbehet, pastrohet dhe çdo lloj gjëje që lind si nevojë e kampit. Kam parë sesi deputët e parlamentit të sotëm Kejdi, Endriti, Floida e shumë të tjerë janë përfshirë në sistemimin dhe mirëorganizimin e kampit të LRI .

Gjithashtu si çdo vit dhe këtë vit, pavarsisht rezultatit të zgjedhjeve, kampi i LRI vazhdoi traditën duke pritur si çdo vit të rinjtë e LRI, dhe duke i dhënë gjallërinë e nevojshme gjirit të Jalit. Ndaj dhe unë jam krenar që jam pjesë e kësaj familje të madhe!

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al