Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas maskrës në Mat. “Kështu ndodh kur qeveria quan krim më të rëndë të folurën dhe të vërtetën se sa vrasjet.”-shkruan Spahiu.

Postimi i plotë:

Nuk ka fjalë të përshkruash sot krimin e rëndë ndodhur në Mat.

Psikopati e niveleve ekstreme që vret tre njerëz në punë, detyrë.

Monstra që nuk ju bëjnë më sytë dritë, marrin armën pa leje, frymëzohen nga kryedhunuesi dhe vrasin! Nuk ta përtojne më, as pyesin për ligje e as për kanune. Vrasin!

Kështu ndodh kur qeveria quan krim më të rëndë të folurën dhe të vërtetën se sa vrasjet.

Ngushëllime familjeve, pa ditur me thënë më fjalë të tjera.