Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se koronavirusi ka ndërpresë rritjen ekonomike në Kinë dhe përhapja në vendet e tjera mund të pengojë rimëkëmbjen e brishtë të ekonomisë botërore në vitin 2020.   Në një lajmërim ndaj ministrave të financave dhe bankierëve qendrorë të G20, Fondi theksoi shumë rreziqe ndaj ekonomisë botërore, përfshirë sëmundjen, rritjen e tensioneve tregtare si dhe katastrofat e lidhura me ndryshimin klimatik.

Shefja e fondit, Kristalina Georgieva, tha se përhapja e virusit rikujton politikëbërësit se si ndodhitë e paparashikuara kërcënojnë rimëkëmbjen ekonomike.  “Pasiguritë po kthehen në normalitet. Ndërkohë që sëmundjen nuk e parashikojmë dot, ne duhet të eliminojmë ato që mundemi”, tha Georgieva.  Ministrat e Financave dhe bankierët qendrorë të G20 do të mblidhen në Arabinë Saudite këtë Javë.

Pavarësisht virusit, FMN theksoi se do të ruajë projeksionet prej 3.3% të ekonomsië botërore këtë vit.  Megjithatë,  paralajmëroi se rimëkëmbja mund të përkeqësohet nëse situata del jashtë kontrollit. Sulmet kibernetike, përkeqësimi i tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme apo prishja e marrëveshjes tregtare mes kinës dhe SHBA, mund të ndalojnë rimëkëmbjen ekonomike botërore.  Katastrofat nga ndryshimi klimatik, proteksionizmi dhe trazirat sociale e politike mund të sjellin rreziqe të tjera.