Fondi 93 mln euro për bujqësinë, reagon ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë

Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ku shprehet se për fondin prej 93 milion Euro për bujqësinë kanë meritë të gjitha qeveritë e mëparshme përveç kësaj aktuale. Gjithashtu ai shprehet se heqja e njerëzve nga puna dhe padija mbi kontratën kanë çuar në shtyrjen e hapjes së thirrjeve pa afat.

Më poshtë statusi i plotë:

Për fondin prej 93 milion Euro për bujqësinë kanë meritë të gjitha qeveritë e mëparshme përveç kësaj aktuale. Duke qenë kështu, pavarësisht se flasin nga mëngjesi në darkë nga KM dhe të gjithë ministrat, përveç asaj të Mbrojtjes e cila nuk ka dijeni, nuk e dinë që ka dhe ca kushte ajo ndihmë e madhe ekonomike. Neni 7 i marrëveshjes përcakton qartë që pa stafin e mjaftueshëm të trajnuar dhe specializuar, kjo ndihmë nuk mund të lëvrohet. Heqja e njerëzve nga puna dhe padija mbi kontratën kanë çuar në shtyrjen e hapjes së thirrjeve pa afat. Fillimi i Majit që u premtua do shtyhet. Si cdo gjë tjetër dmth. P.S Infon e kam nga një i LSI te AZHBR.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al