Mick Schumacher, i biri i legjendës së F1, Michael Schumacher, 19 vjeç, është shumë pranë fitores këtë javë të titullit kampion i Europës në Formula 3, gjë që do t’i ofrojë një mundësi më shumë në të ardhmen në F1.

Të shtunën dhe të dielën në Hockenheim, në territorin gjerman, “Mick” e ndan vetëm një hap larg për të fituar titullin, transmeton Atsh.

Pas nëntë fundjavave gara (tri gara në fundjavë) ai numëron 49 pikë përpara rivalit të tij, britanikut Dan Tickum. Numri i pikëve është i njëjtë si në F1, 25 pikë fituesi, 18 në vendin e dytë e tjerë.

Një titull ose një vend i dytë në F3 të jep të drejtën për një “Super License FIA”, e rëndësishme për të kandiduar në F1. “Biri i …”, Mick me shumë gjasa do ta kalojë me sukses këtë sfidë, por i duhet të tregohet i duruar, ekipet që tani kanë mbushur pothuajse të gjitha vendet për sezonin e ardhshëm.