Prodhuesi amerikan i automjeteve, Ford ka tërhequr nga tregu plot 500 mijë makina pas problemeve me sediljet.

CNN raporton se modelet e makinave të tërhequra nga tregu amerikan përfshijnë Super Duty, Explorer Expedition, madje edhe modelet e reja të Lincoln Aviator.

Sipas ekspertëve, në raste aksidenti, sediljet e këtyre modeleve nuk mund të ofrojnë mbrojtjen e duhur për shoferin dhe pasagjerët. Kjo për shkak se mekanizmi i instalimit të sediljeve në makinë mund të jetë bërë gabim.

Ford ka thënë se nuk ka dijeni për asnjë lëndim lidhur me këtë problem.