Duket se tashmë diferencat midis Hamiltonit dhe Sebastian Vettel sa vijnë dhe shtohen.

Edhe pse Ferrari në këtë sezon ka pasur një makinë më të mirë se Mercedesi, përsëri Hamilton arrin të bëjë diferencën përballë gjermanit Vettel.

Ditën e sotme në provat e lira për “Çmimin e Madh të Amerikës”, Hamilton ishte ai që vendosi kohën më të mirë me 1’47’’502 në një garë ku gjatë gjithë kohës shiu nuk pushoi së rëni.

Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, Valteri Botas. Ndërsa Ferrari ka zhgënjyer komplet duke zënë vendet e 5-të dhe të 6-të me Vettel i cili ishte më i shpejtë se Raikonen.

Ndërsa vendi i 3-të dhe i 4-t u zunë nga pilotët e Red Bull, Maks Verstapen dhe Daniel Riccardo.