Ekipi italian i Formula 1, Ferrari, njoftoi zgjatjen e kontratës së pilotit Monegasque Charles Leclerc deri në fund të vitit 2024.

Piloti u shpreh i kënaqur që do qëndroë te Ferrari edhe për 4 vitet e ardhshme.

‘Sezonin e kaluar, të garoja për skuadrën më të mirë në Formula 1 ka qenë një vit ëndrrash për mua. Shpresoj që në vijim të bëjë paraqitje sa më të mira për ekipin dhe të ndihmoj në arritjen e objktivave.’ – tha Leclerc.

Pasi u bashkua me Ferrarin në vitin 2019, shoferi 22-vjeçar u bë piloti më i ri i ndonjëherë i skuderisë.