Forumi i Agrobiznesit, Shqipëri-Turqi/ Ministri Panariti: Ky forum do ti japë shtysë bashkëpunimit midis dy vendeve, veçanërisht në fushën e bujqësisë

Ministri i Shqipërisë, Edmond Panariti dhe ai i Turqisë, Faruk Çelik kanë qenë të pranishëm në “Forumin e Agrobiznesit” Shqipëri-Turqi. Gjatë fjalës së tij ministri Panariti u shpreh se ky forum do ti japë një shtysë bashkëpunimit midis dy vendeve, veçanërisht në fushën e bujqësisë ndërsa ministri turk Çelik nënvizoi se ky bashkëpunim vjen natyrshëm, si tregues i marrëdhenieve të mira midis dy vendeve dhe se detyra e tyre si politikanë është ti çojnë më tej dhe ti forcojmë këto marrëdhenje.

“Kemi shumë të përbashkëta dhe mundësi për zhvillimim dhe rritjen e kapaciteteve. Të dy vendet tona janë pjesë e NATO dhe të dyja e duan anëtarësimin ne BE”, është shprehur ministri Çelik.

Ministri Panariti në fjalën e tij theksoi:
Jam i bindur që ju, përfaqësuesit e bizneseve turke që keni ardhur me Z. Çelik, ata që do të finalizoni marrëveshjet, që do të nënshkruajmë une dhe homologu Turk. Të dy vendet tona mund dhe duhet të jenë plotësuese të njëri-tjetrit. Të dy vendet kanë avantazhet e veta dhe studimi i mirë i tyre, i bën dy vendet tona konkuruese. Dëshiroj të falenderoj Qeverinë Turke për ndihmën që na ka dhënë veçanërisht në kohën e përmbytjeve, kur kërkesës sonë i’u përgjigjën menjëherë me.mjete të rënda. Bujqësia në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta. Baza dhe avantazhet tona për eksportet janë fruta-perimet, peshku, bimët medicinale. Kemi. përmirësim të raporit import-eksport, nga 1 me 7, në 1 me 4. Gjatë vizitës time në Turqi, pata sugjerime për bashkimin e fermerëve dhe të tokës, sepse fragmentizimi e pengon zhvillimin e bujqësisë. Në situatën e mundësive dhe bashkëpunimit të dy vendeve, si dhe plotësimeve që në fushën e bujqësisë mund ti bëjnë njeri-tjetrit, modeli i bujqësisë me porosi, është më i duhuri”.

Ministri turk i Bujqësisë, Faruk Çelik gjatë fjalës së tij u shpreh:
Siç kemi ardhur deri tani, bashkë si popuj miq e vëllezër, bashkë do të shkojmë përpara, në bashkëpunim e zhvillim, në marrëdheniet në tregëti dhe kulturë. Takimi i dy presidentëve të Shqipërisë dhe Turqisë, rezultoi edhe me alternativën e tyre për bashkëpunimin midis dy vendeve tona edhe në fushën e bujqësisë. Dëshiroj të theksoj, se prodhimet bujqësore përbëjnë vetëm 11 % të import-eksporteve mes dy vendeve tona. Shkëmbimet tregtare mes nesh, duhet të arrijnë në 1 miliard dollarë dhe për të rritur këtë shifër, duhet të punojmë në dy drejtime. Duhet të përcaktojmë të dy vendet, për të parë përparësitë e secilit dhe nevojat e secilit. Nga shifrat e importeve të të dy vendeve, të dyja palët kemi shumë për të bërë në fushën e bujqësisë. Bujqësia është sektor dinamik dhe gjithmonë ka kërkesa në rritje. Fushat e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona ne bujqësi, janë të mëdha dhe mundësitë ekzistojnë”.

.Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al