Foto e një veze ka thyer rekordin në rrjetin social Instagram, duke u bërë fotografia më e pëlqyer e të gjitha kohërave.

Veza ka marrë më shumë se 26 milion pëlqime që prej ditës që është postuar nga një person a grup misterioz njerëzisj, në 4 janar të këtij viti. Kështu foto e vezës ka arritur të thyejë edhe rekordin e vendosur nga modelja Kylie Jenner, e cila kishte foton me më shumë pëlqime, rreth 18 milion.

“Le të vendosim një rekord të ri botëror për foton më të pëlqyer në Instagram. Të thyejmë rekordin e vendosur aktualisht nga Kylie Jenner me 18 milion likes. Mund t’ja dalim”, shkruhet në foto.