Çfarë bëni nëse ndodheni në një ambient me të korra të cilat disa kafshë nuk i lënë rehat?

Diçka e tillë i ka ndodhur një fermeri nga Shivamogga, në Karnataka, Indi, i cili në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar të korrat e tij nga majmunët e egër, të cilët kishin shkaktuar shqetësime për fermat në zonë pati një zgjidhje gjeniale.

Srikanta Gowda, nga fshati Naluru, Thirthahalli, pati një ide brilante dhe vendosi të lyejë qenin e tij si një tigër për të shmangur sulmet ndaj të korrave të tij që vinin vazhdimisht nga majmunët e egër.

Idenë e vizatimit të qenit si tigër, Gowda e mori prej një fermeri tjetër të cilin pa se kishte bërë të njëjtën gjë pak më herët.

Gowda pa se reluztati ishte fantastik dhe se majmunët filluan mos afrohen më në zonë për shkak se qeni iu ngjante me një tigër.