Në pjesën më të madhe të Lindjes së Largët, kastravecët e detit kanë nj vlerë shumë të madhe për përfitimet shëndetësore.

Në Tanpolove, një fshat i vogël i rrahur nga era me baltë dhe shtigje ranore të ndrydhura mids bregdetit dhe pyllit në jugperëndim të Madagaskarit, ato i kanë dhënë një nxitje të madhe ekonomisë së zonës dhe mjedisit.

Fshati është streha e fermës së parë të kastravecëve të detit, që ka transformuar jetën e këtyre njerëzve që zakonisht nu kanë fituar më shumë se një doolar në dirë, ndërkohë q ndihmojnë të për çlriruar presionin mbi speciet detare.

Kastravecët e detit i përkasin familjes Ekinoderm së bashku me yjet e detit dhe janë në të gjtiha format dhe madhësitë.

Gjatë dekadave të fundit, peshkimi i tepërt që mbulon kërkesat për ushqim në Azi i ka bërë që rezervat e kastravecit të detit të bien në të gjithë botën.

Fermat me kastravecë deti në Tampolove janë kështu pjesë e një skeme për të mbrojtur mjedisin dhe për të përmirësuar jetën në këtë vend të lënë pas dore.

Në 2004, banorët e zonës me mbështetjen e një shoqate britanike, Blue Ventures, u mblodhën për të vendosur se çfarë do të bënin për rënien me shpejtësi të rezervave të peshkut dhe oktapodit në ujërat e tyre detare.

Ata krijuan një shoqatarë që përfshiu disa fshatra bregdetare, përgjegjësi e së cilës do të ishte menaxhimi i peshkimit dhe i mjedisit. Ata e quajtën zonën e mbrojtur Velondriake, që përkthehet nga gjuha Vezo si “të jeshosh me detin”.

Fshatarët bllokuan disa zona peshkimi dhe gjuetinë e oktapodëve, përkohësisht. Ata ndaluan rrjetat me fije të imta, peshkimin me dinamit dhe cianid dhe prerjet në zonat e mbrojtura.

Po ashtu, ndaluan kapjen e specieve të veçanta si breshkat dhe delfinët dhe vendosën kufizime sezonale për specie të tjera.

Petain Xavier Faralahi, 22 vjeç, punon si roje në fushat me kastravec deti në Tampolove. Ai ndërrohet çdo 12 orë dhe sigurohet që kastravecat e detit të mos vidhen. Ai është krenar që është roje i gjashtëmijë kastravecave të detit.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net