Luciano Faggiano punoi për plot 20 vite për të hapur më në fund restorantin e tij ‘Quo Vadis’ në Lecce të Italisë.

Përpjekjet dhe punimet për ndërtimin e këtij restoranti ai i i filloi në vitin 2000 sepse kur mori këtë godinë ishte thuajse e shkatërruar dhe shumë e vjetër ndaj edhe filloi t’i bëjë të gjitha nga fillimi. Kanalizimet e ujërave e rrjetin elektrik.

Ai dhe tre djemtë e tij të rritur, Andrea, Marco dhe Davide teksa ishin duke bërë punimet me rrjetin e kanalizimeve kishin zbuluar një botë të fshehur që datonte nga Shekulli i 5-të para Krishtit.

“Ne gjetëm shumë gjëra, 5000 copë monedha, një unazë peshkopi prej ari me 33 gurë smeraldi, qeramikë, pllaka qeramike, lodra për fëmijë të bëra nga qeramikë, statuja, një tunel nëntokësor që çon në amfiteatër,” tha Andrea.

Zbulimi ndriçon një dritë mbi banorët e rajonit përmes shumë epokave të ndryshme, përfshirë Perandorinë Romake, Mesjetën dhe Rilindjen.

Disa nga artefaktet më të vjetra u lanë nga fisi Messapi, i cili jetonte në Salento gjatë kohërave antike. Në Itali ekziston ligji sipas të cilit çdo gjetje e periudhës antike i takon automatikisht shtetit dhe kështu ndodhi edhe me Lucianon.

Gjetjet e tij u konfiskuan por gjithsesi ai arriti që për hir të zbulimit të bërë të mund të marrë të drejtën e hapjes së një muzeu në vend të restorantit të tij të vogël dhe kështu bëri pasi fitoi lejen.

Muzeu mban si emër mbiemrin e familjes ‘Faggiano’ dhe ka shumë vizitorë. Luciano tregon se më në fund është i lumtur në jetën e tij dhe tregon se e nisi gjithçka për të hapur një restorant por përfundoi duke hapur një muze.